"Djali ishte i papunë, nuk i dimë lidhjet me vrasësin"
Babai i viktimës, Anesti Sonellari, tregon se djali i tij, ishte kthyer nga Greqia përpara një muaji. Ai thotë se djali ishte i papunë, por nuk ka pasur dyshime për lidhjet mes tij dhe autorit të krimit. "Djali doli në drekë nga shtëpia dhe nuk u kthye më. Në darkë u njoftuam se ishte gjetur makina e tij në rrugën afër kampit. Më vonë mësuam se e kishin vrarë. Ne nuk kemi parë asnjë shenjë tronditjeje gjatë ditës apo shqetësim te djali që të mund të kishim dyshime. Ai doli si çdo ditë dhe ne prisnim të kthehej si gjithnjë, në mbrëmje. Nga ana e shtetit kërkojmë të vihet në vend drejtësia dhe policia të bëjë sa më mirë punën e saj për të gjetur autorët e krimit". Babai shton se "djali një muaj më parë erdhi nga Greqia ku qëndroi dy muaj për të siguruar punë. Ne nuk kemi dijeni të lidhjeve të tij me autorin".