E Diel, 1 Nëntor 2026

Përplasje me armë, tre në pranga

Policia e Kuçovës ka arritur të zbardhë ngjarjen e ditës së shtunë, ku pas një grindjeje mes tre të rinjve u shkrepën dhe armë zjarri, por fatmirësisht pa viktima. Sipas burimeve të policisë së Beratit, pasditen e së dielës u bë arrestimi i Soni Kundajt, 26 vjeç. Policia tha se arrestoi gjithashtu dhe vëllain e tij, Arjan, 22 vjeç, si dhe shokun e tyre, Marjus Pando, 26 vjeç, banor të qytetit të Kuçovës. Sipas policisë, arrestimi i tyre erdhi pas një sherri të ndodhur dje në këtë qytet. Të tre këta persona, pasi janë grindur me disa të rinj të tjerë nga ky qytet, kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre. Sipas policisë, Marjus Pando, ka qëlluar me pistoletë në drejtim të tre të rinjve të tjerë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›