E Diel, 1 Nëntor 2026

Dogji shtëpinë e vëllait, arrestohet

Policia e Fierit ka arrestuar dje pasdite një 47-vjeçar, i cili akuzohet për "shkatërrim të pronës me zjarr". Sipas burimeve zyrtare të policisë, dje rreth orës 16:00 është vënë në pranga shtetasi Xhaferr Driza, banues në fshatin Radostinë, të komunës Ndërmënas. Sipas të njëjtit burim, mësohet se Driza është autori i djegies së banesës së vëllait të vet, Skënder Driza. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së premtes, kur si pasojë e zjarrit të vënë nga Xhaferri, shtëpia është djegur plotësisht. Zjarrfikësit që janë njoftuar për zjarrin nga banorë të fshatit Radostinë, nuk kanë mundur të shpëtojnë asgjë nga shtëpia e Skënder Drizës, i cili jetonte në emigracion me familjen. Dëmi i shkaktuar në këtë banesë llogaritet në 3.5 milionë lekë, ndërkohë që policia dyshon se ka të bëjë me një zjarrvënie të qëllimshme.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›