E Diel, 1 Nëntor 2026

Dritat, sa do paguajnë shqiptarët pas 1 marsit

Duke nisur nga muaji tjetër, sh
qiptarët do ta paguajnë më shtrenjtë
energjinë elektrike. Vendimi i Entit
Rregullator të Energjisë Elektrike përcakton
qartë dhe tarifat e reja që do të
aplikohen për konsumatorët që shpenzojnë
më tepër energji elektrike nga niveli
i caktuar prej 300 kilovat orë, kosto e të
cilit do të jetë 7 lekë, por nëse kalohet
kufiri, konsumatori do ta paguajë kilovatin
për 12 lekë. Ndryshe nga vendimet e
mëparshme, ERE ka fiksuar një çmim
prej 200 lekësh që do të paguhet çdo
muaj, edhe nëse nuk është konsumuar
asnjë kilovat orë. Kështu, duke nisur nga
marsi 2008, shqiptarët do të paguajnë
energji elektrike të shtrenjtuara mesatarisht
18 për qind. Kjo është masa më e
zbutur pasi KESH-i kishte propozuar
rritje të çmimit deri në 37 lekë për kilovat
orë. ERE ka marrë parasysh situatën e krijuar
me furrat e bukës, duke mos u rritur
atyre tarifën e energjisë elektrike,
duke ia lënë në 7,5 lekë për kilovat orë,
për furnizimin me tension të ulët.
Po ashtu, duhet theksuar se ERE ka
vendosur që për herë të parë të paguhet
çmim i diferencuar i energjisë elektrike
për periudhat e pikut, duke synuar lehtësimin
e mbingarkesës për rrjetin elektroenergjetik.
Në bazë të vendimit të EREs,
koha "pik" është ndarë në dy periudha,
sipas stinës së dimrit dhe asaj të verës.
Kështu, për periudhën dimërore, piku
do të jetë më datat 1 nëntor-31 mars për
oraret 18:00-22:00, ndërsa për periudhën verore, piku do të jetë më datat 1
prill-31 tetor, orari i pikut është nga ora
19:00-23:00. Sipas kryetarit të Entit Rregullator,
Bujar Nepravishta, lidhur me
tarifat e pikut, me vendosjen e kësaj
tarife, do të jenë tashmë bizneset, kryesisht
ato prodhuese që do të duhet të
rregullojnë organizimin e punës, kryesisht
të turneve të dyta, me qëllim, që në
këtë periudhë mbingarkese, pasi ndryshe,
do të duhet të paguajnë tarifa më të
larta për energjinë e konsumuar në këto
orare. Çmimet e shitjes me pakicë të energjisë
elektrike për konsumatorët tariforë,
të miratuara nga ERE do të kenë
vlerë nga periudha 1 mars 2008 deri më
28 shkurt 2009, krahasuar me ato aktuale
dhe çmimet e kërkuara nga shoqëria
KESH sh.a. Kjo e fundit kishte kërkuar
miratimin me çdo kusht të tarifave të
propozuara nga ajo me rritje 37 lekë për
kilovat orë, me synim përmirësimin e
performancës financiare të saj. Kreu i
ERE-s, Nepravishta, tha se vendimi u
mor për faktin se po importohet në sasi
të konsiderueshme dhe për të përballuar
çmimet e larta të MË, është vendosur
balancimi i tarifave të reja, nisur gjithsesi
edhe nga përmirësimi i situatës hidrike
dhe niveli i arkëtimeve.
Për sa u përket klientëve që furnizohen
nga tensioni i ulët UT, ERE vendosi
rritjen e tarifave sipas llojit të konsumatorit.
Kështu, për sektorin privat tregti
dhe shërbime, tarifat nga 8 lekë do të shkojnë
në 10 lekë për kilovat orë në ditë,
duke nisur nga marsi 2008. Rritje të
çmimit ka dhe për sektorin e bujqësisë,
e cili nga 8 lekë, tashmë do të paguajë për
energjinë elektrike të konsumuar 9.5
lekë për kilovat orë.

Tarifat nga 1 marsi 2008

Kategoria ishte bëhet (lekë/kWh)
Klientë të furnizuar në TU
Industri 8.00 9.50
Tregti & shërbime 8.00 10.00
Furra buke, prodhim mielli 7.50 7.50
Bujqësi 8.00 9.50
Të tjerë 8.00 10.00
Buxhetorë 10.00 12.00
Familjarë 7.00 8.23
Blloku i parë deri në 300 kWh 7.00
Blloku i dytë mbi 300 kWh 12.00

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›