E Diel, 1 Nëntor 2026

"Eagle Mobile", vjen "alo" e parë

Eagle Mobile" njoftoi dje
se ka kryer me sukses
thirrjen e parë telefonike të
provës brenda rrjetit të saj.
Shërbimi i telefonisë celulare
do të ofrohet për herë
të parë në zonën Tiranë-
Durrës, për ta zgjeruar më
tej në qytetet e tjera.
Ndërkaq, "Eagle Mobile", ku
shteti zotëron 24% të aksioneve
ka nënshkruar një marrëveshje
bashkëpunimi me
"Amdocs", kompaninë e
dytë më të madhe në botë që
përgatit sistemet e përllogaritjes
dhe faturimit të thirrjeve
telefonike. Sipas marrëveshjes,
"Eagle Mobile"
sjell në Shqipëri sistemin më
të fundit të teknologjisë celulare
të faturimit të thirrjeve
në celular, mesazheve të shkurtra
(SMS) dhe internetit,
dhe padyshim e bën sistemin
më të sigurt dhe të besueshëm.
Kjo do të ndikojë
në transparencën e faturimit
të trafikut telefonik që do
të bëjnë përdoruesit e shoqërisë
në të gjithë vendin.
Kjo është marrëveshja e
dytë, pas asaj me kompaninë
ndërkombëtare "Huawei
Technologies", e cila ka
sjellë teknologjinë më të re
të centraleve dhe shpërndarjes
së sinjalit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›