E Diel, 1 Nëntor 2026

Drogba: Dua të iki nga Çelsi

Bashkëjetesa ndërmjet Didier Drogbasë dhe Çelsit duket se ka arritur në pikën e fundit: pas raportimeve të mediave britanike se lojtari dëshiron të largohet nga blutë, ka ardhur edhe pohimi. Në një intervistë për "Eurosport", sulmuesi nga Bregu i Fildishtë ka bërë publik synimin e tij për t‘u larguar nga "Stemford Brixh", pas shkarkimit të trajnerit Hoze Murinjo. "Edhe në muajin tetor thashë atë që mendoja, që dëshiroja të largohesha", tha ai. "Në realitet, largimin nga Çelsi e kam menduar që përpara dy ose tre viteve, por tashmë që nuk është më as Murinjo, situata ka ndryshuar: dëshira për të luajtur në një tjetër skuadër u rrit". Emri i Drogbasë është lidhur disa herë me Milanin apo me Realin e Madridit, por sulmuesi thekson se "ende nuk kam folur me drejtuesit e klubit rreth largimit, më tej do të shohim se çfarë do të bëhet. Për momentin, mendoj për Kupën e Afrikës dhe më pas, kur ky aktivitet të mbarojë do të kthehem te Çelsi për të fituar trofetë për të cilët luftojmë. Do të preferoja Championsin".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›