Montezemolo synon titullin kampion
Pas prezantimit të F2008, njëvendëshes me të cilën Ferrari do të garojë në sezonin e ri të Formula 1, presidenti i markës prestigjioze, Luka di Montezemolo, ka zbuluar edhe objektivin për vitin 2008. "Synojmë vetëm të fitojmë titullin e tetë kampion bote në dhjetë vjet", tha ai. "Mendoj se ky sezon do të jetë më i qetë se ai që lamë pas. Për mendimin tim FIA ka merita, pasi me mënyrën si veproi i dha përsëri kredibilitet këtij sporti. Morën vendimin e duhur, në një kohë të limituar".