E Diel, 1 Nëntor 2026

Vesterveld për portën e Barçës

Portieri i Spartës së Roterdamit, Sandër Vesterveld, mund të bëhet portieri i dytë i Barcelonës. Lajmi është bërë i ditur nga mediat spanjolle, të cilat kanë theksuar se 33-vjeçari i plotëson të gjitha karakteristikat për të zëvendësuar Albert Zhorkueran, i cili do të qëndrojë gjashtë muaj jashtë fushave të lojës. "El Mundo Deportivo" theksonte se Vesterveld ishte në krye të listës për portierin rezervë, por edhe disa "gardianë" spanjollë, mes të cilëve ai i Malagas, Fransesko Arnau, janë në listë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›