Drogba, i lumtur te Çelsi
Sulmuesi i Çelsit, Didier Drogba deklaroi se është i lumtur në skuadër, pavarësisht se më parë kishte deklaruar se dëshironte të largohej. Në tetor 2007, nëpërmjet kolonave të revistës "France Football", 29-vjeçari kishte shprehur dëshirën që të largohej nga "Stemford Brixh", por shumë shpejt është penduar, duke thënë se do të kishte dëshiruar të mos e kishte thënë këtë gjë publikisht. Së fundmi, sulmuesi i Bregut të Fildishtë ka thënë se do të japë maksimumin për skuadrën e drejtuar nga Avram Grant. "Ajo që kam thënë besoj se u kuptua nga të gjithë. E rëndësishme është që paraqitjet e mia në fushë qëndruan në nivele të larta, mbase edhe janë përmirësuar", pohoi Drogba. "Ajo që ka rëndësi është që të jap 100 për qind për Çelsin. Është fantastike të punosh në një atmosferë të mirë dhe me një objektiv të përbashkët. Triumfi në kampionat dhe Champions, janë sfidat që më pëlqejnë".