E Diel, 1 Nëntor 2026

Romario largohet nga Vasko da Gama

Sulmuesi veteran i Brazilit, Romario, është larguar nga roli si trajner-lojtar i Vasko da Gamës, pas një debati me presidentin e klubit, Euriko Miranda. Pas fitores 2-0 që skuadra e tij arriti në Kupë përballë Friburgenses, heroi i "seleçaos" në Kupën e Botës 1994 bëri publike dorëheqjen. "Ndërmjet meje dhe Vaskos ka marrë fund", deklaroi Romario. Shkaku i këtij vendimi ka qenë këmbëngulja e presidentit Miranda që ai të aktivizonte sulmuesin Alan Kardek në vend të të riut Abuda. Drejtuesi i Vasko da Gamës tha se ishte i zhgënjyer nga vendimi i Romarios, ndërkohë që pranoi se e kishte urdhëruar që të aktivizonte Kardek.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›