E Diel, 1 Nëntor 2026

Liverpul, tifozët grumbullojnë 80 milionë euro

Tifozët e Liverpulit e kanë marrë shumë seriozisht idenë për të blerë klubin dhe në katër ditët e para kanë grumbulluar rreth 80 milionë euro. "Aksionerë të Liverpulit", shoqata që mori nismën synon të grumbullojë 100 mijë tifozë, të cilët duhet të paguajnë 6,700 euro secili, në mënyrë që të grumbullohen paratë e nevojshme për blerjen e klubit nga bashkëpronarët amerikanë Hiks dhe Xhilet. Deri më tani 11,892 tifozë iu janë përgjigjur thirrjes për të blerë një aksion të Liverpulit, duke mbledhur shumën e përgjithshme 79 milionë e 680 mijë euro, ndërkohë që shuma për blerjen e klubit është 670 milionë euro.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›