E Diel, 1 Nëntor 2026

Durres, vetëvaret nëna e dy fëmijëve

Fenomeni i vetëvrasjes merr përmasa të
frikshme në këtë fillimviti në Durrës.
Një grua 46-vjeçare i ka dhënë fund jetës
së saj duke u vetëvarur në banesë. Ngjarja
e rëndë ka ndodhur në lagjen 18 të qytetit
bregdetar, ku pak ditë më parë humbi jetën
duke u hedhur nga kati i katërt i një pallati
një 30-vjeçar nga Berati. Mira Llanaj, një
grua e divorcuar dhe nënë e dy fëmijëve,
është gjetur e pajetë në shtëpinë e saj në
Durrës. Viktima punonte si sanitare në spitalin
rajonal të qytetit, ndërkohë që nga
hetimet e para rezulton se ajo vuante nga
depresioni. Vështirësitë e përditshme dhe
shtrenjtimi i jetesës dyshohet se kanë qenë
shkaqet që e kanë çuar 46-vjeçaren drejt
marrjes së vendimit fatal për jetën e saj.
Grupi hetimor po heton për zbardhjen e
plotë të rrethanave të cilat e kanë çuar gruan
drejt kryerjes së aktin të vetëvarjes. Ky
është rasti i tretë brenda kësaj jave.
Vetëvrasja e parë ishte ajo e një të reje 22-
vjeçare nga fshati Xhafzotaj, e cila zgjodhi
helmin që përdoret për asgjësimin e minjve
për t‘i dhënë fund jetës së saj, pas një
dështimi në dashuri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›