E Diel, 1 Nëntor 2026

"S‘ka vjedhje në spitalin e Fierit"

Në repartin e pranim-urgjencës në Spitalin Rajonal të Fierit, nuk ka pasur asnjë lloj vjedhjeje. Shefi i Shërbimit të pranim-urgjencës, Maksim Tanaka, dhe kryeinfermieri Sokrat Vasiu, sqarojnë se "nuk kemi konstatuar vjedhje apo mungesa ne materiale hotelerie, siç është shkruar në media". Sipas krerëve të spitalit rajonal të Fierit, reparti i pranim-urgjencës disponon një staf mjekësor prej 10 mjekësh, të cilët kanë përballuar me devotshmëri të gjitha situatat emergjente. "Ky repart disponon të gjithë logjistikën e nevojshme për urgjencat e paraqitura dhe nuk ka asnjë mungesë në krevate, dyshekë, çarçafë, batanije, apo në medikamente", thuhet në një deklaratë zyrtare të drejtorisë së spitalit. Sipas drejtuesve, spitali rajonal i Fierit "është në rreshtin e parë të spitaleve rajonalë, për sa i përket anës organizuese profesionale, si dhe shërbimit për pacientët".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›