E Diel, 1 Nëntor 2026

U dogj nga zjarri në Athinë, "Qytetare Nderi" në Fier

Është nderuar me titullin
"Qytetare Nderi" e Komunës
Strum, viktima e zjarreve të Greqisë,
e cila humbi jetën në gusht
të vitit të shkuar, Altina Tomorri.
Ka qenë këshilli i komunës së
sipërpërmendur ai që bëri propozimin
i pari për nderimin e 35-
vjeçares Tomorri, e që dje e përmbushi
objektivin e tij, duke ua
dorëzuar certifikatën e nderit të
afërmve të saj. Krerë të Komunës
Strum dhe të këshillit komunar,
duke shfrytëzuar edhe rastin e
ardhjes me rastin e festave të
fundvitit të bashkëshortit dhe dy
fëmijëve të Altinës, kanë vizituar
banesën e saj për t‘iu dorëzuar
dokumentin e nderit. Kryetari i
këshillit do ta cilësonte edhe në
motivacionin e certifikatës Altina
Tomorrin si një heroinë që dha
jetën në përpjekje për të shpëtuar
persona të tjerë në shtetin grek.
Certifikata shkruante "I jepet titulli
"Qytetare Nderi" Altina Idriz
Tomorrit me motivacionin "për
kontributin deri në vetëmohim
për shpëtim jetë njerëzish në Greqi".
Mësohet prej drejtuesve të Komunës
Strum se në datën 29 dhjetor
të vitit 2007, pikërisht në vigjilje
të festës së fundvitit, komuna i
dorëzoi shumën e 1 milion lekëve
të reja bashkëshortit dhe dy fëmijëve,
djalit dhe vajzës së Altinës.
Gjithashtu, pritet që Presidenti i
vendit të nderojë 35-vjeçaren me
titullin "Nderi i Kombit", i cili do
të akordohet vetëm pak javë më
pas.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›