E Diel, 1 Nëntor 2026

Vdes foshnja, dyshohet për meningjit

Edhe një tjetër rast i dyshuar për meningjit në vendin fqinj Itali, por që këtë herë ka pasur si pasojë vdekjen. Një foshnjë 18-muajshe ka humbur jetën, pasi ka shfaqur simptomat e kësaj sëmundjeje. Një gjë e tillë ka shkaktuar alarm në të gjithë zonën e Rietit, në Lacio. Mjekët nuk kanë përjashtuar mundësinë që vdekja e vogëlushit pasditen e të dielës të ketë ardhur si pasojë e meningjitit. Fëmija ka humbur jetën pas shtrimit në spitalin San Kamilo de Lelis. Një e gjë e tillë, përveç panikut, ka bërë që prindërit mes tyre të merren vesh që të mos i dërgojnë fëmijët në shkolla. Kjo pasi sëmundja e meningjitit është ngjitëse. Aktualisht është dhënë urdhër për të kryer verifikime të mëtejshme të kësaj situate, në mënyrë që të mos përhapet alarm i kotë. Ndërkohë, shkollat e të gjitha niveleve kanë mbetur të mbyllura, pas urdhrit të firmosur nga kryebashkiaku i zonës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›