Godo: “Do të mbyllen spitalet që s japin rezultate”
Autori i Lajmit: Entela Duraj
Nga ana tjetër, Godo ka premtuar dhe ndjekje penale për gjithë ata persona që kanë qenë të përfshirë në afera korruptive me tenderat e barnave.
Ministrja e Shëndetësisë, Anila Godo, ka raportuar dje në Komisionin e Shëndetësisë problemet në spitale dhe reformat që do të sjellin zgjidhjen. Ajo e ka shpjeguar krizën në shëndetësi me keqmenaxhimin e ish-drejtuesve, çka bën të qartë edhe motivin e largimit të tyre nga puna. Ndër gjërat e rëndësishme ajo ka radhitur edhe ndërhyrjen e MSH-së, deri në mbyllje të tyre në disa spitale që nuk kanë dhënë rezultatet e duhura në shërbimin e tyre shëndetësor. Nisur nga këto rezultate, Godo ka kërkuar përgatitjen e specialistëve për menaxhimin e qendrave shëndetësore. Ajo ka kritikuar ashpër, ndonëse jo me emra konkretë, drejtuesit e mëparshëm në qendrat shëndetësore, të cilët kanë sjellë këtë krizë të shëndetësisë. Nga ana tjetër, Godo ka premtuar dhe ndjekje penale për gjithë ata persona që kanë qenë të përfshirë në afera korruptive me tenderat e barnave. "U vunë të menaxhojnë shëndetësinë persona që s kishin aspak të bënin dhe aspak të përgatitur për menaxhimin shëndetësor, deri në atë pikë sa kemi vajtur në spitale rajonale dhe kemi gjetur një mësues matematike, një profesor fizkulture, një mësues fizike, që menaxhojnë një spital. Ne jemi të vendosur, është pak e hidhur ta thuash me kënaqësi, të çojmë personat e duhur për ndjekje penale dhe në prokurori", - u shpreh Anila Godo, ministre e Shëndetësisë. Ministrja e Shëndetësisë ka paralajmëruar mbyllje të spitaleve që nuk kanë rezultate. Ndërkohë që nuk do të lejojë prishjen e kontratave shëndetësore me rrethet, pasi kjo ka sjellë dhe prapambetjen e spitaleve të ndryshme në vend. "Askërkush të mos më afrohet për të prishur kontratat shëndetësore me rrethet", - vijoi ajo. Nga fundi i vitit pritet që të përfundojnë dhe kartat e shëndetit, por sipas ministres, pritet dhe konsulenca e huaj.
Ky lajm është publikuar: 09/09/2008