“Reforma Zgjedhore, prioriteti ynë”
Autori i Lajmit: red.
Realizimi i Reformës Zgjedhore është prioriteti i punës së sesionit të ri të Kuvendit. Ky ishte qëndrimi i përbashkët i disa kryetarëve të grupeve parlamentare të Kuvendit, i pohuar për mediat pak çaste para fillimit të seancës së parë plenare të sesionit të vjeshtës. Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Astrit Patozi, kryetarja e Grupit të PS-së, Valentina Leskaj, kryetari i Grupit të LSI-së, Pëllumb Xhufi, dhe kryetari i Grupit Parlamentar të PR-së, Arian Madhi, ndanë të njëjtin mendim se misioni më i rëndësishëm i sesionit të ri është Reforma Zgjedhore. Pjesë e rëndësishme e axhendës së ngjeshur parlamentare do të jetë dhe p/ligji "Për pastërtinë e figurave të zyrtarëve të lartë", disa ligje që janë pjesë e Reformës në Drejtësi, si p/ligji "Për administratën gjyqësore" dhe ai "Për Prokurorinë". Deputetë të të dyja palëve u shprehën për miratimin me konsensus të drafteve të rëndësishme ligjore.
Ky lajm është publikuar: 09/09/2008