Premti: “Kontrata me prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuar për integrimin e tyre”
Autori i Lajmit: red.
Qendrat e Zhvillimit të Fëmijëve me Aftësi të Kufizuara, do t i nënshtrohen një reformimi tërësor, që synon rehabilitimin, arsimimin në shkolla speciale si dhe edukimin e kësaj kategorie me ndjenjën e punës, për t i afruar me realitetin social të shoqërisë shqiptare. "Eshtë problem që kërkon zgjidhje imediate, pasi në Qendrat e Zhvillimit për PAK ka fëmijë që kanë të paktën, 5-10 vjet dhe që ende nuk kanë marrë zhvillimin e pritshëm", - tha dje për mediat, drejtorja e SHSSH-së, Vilma Premti. Sipas saj, kjo gjendje, nuk mund të lejohet më tej, pasi Qendrat e Zhvillimit për PAK, nuk mund të kthehen më në spitale. Ndaj dhe SHSSH po shikon mundësinë e hartimit të një kontrate me prindërit e fëmijëve me aftësi të kufizuar, në bazë të së cilës të përfshihen edhe ata me pagesën e përcaktuar në kontratë. Premti thotë se "gjithçka do të realizohet mbi bazën e vlerësimit të të ardhurave që kanë familjarët e fëmijëve me aftësi të kufizuar, proces që do të bëhet nga punonjësi social, në bashkëpunim me komisionin qendror, për futjen e fëmijëve të tillë në institucione”. Sipas konkluzioneve mbi një vëzhgim të kryer nga SHSSH, del si domosdoshmëri jo vetëm arsimimi i fëmijëve të tillë në shkolla speciale, por dhe edukimi me ndjenjën e punës, socializimi mes tyre mbi bazën e metodës së ergoterapisë (që zhvillohet në laboratorët e qendrave të zhvillimit). Si pjesë e pandarë e programeve, që synojnë integrimin dhe riintegrimin të fëmijëve me probleme në familjet e tyre, po kërkohet edhe pjesëmarrja e prindërve, si aktorë aktivë. Në këtë kuadër, Premti tha se "po kërkohen programe që do të përfshijnë edhe trajnimin e prindërve, me synim, rritjen e kulturës profesionale dhe aftësive të tyre, për t u shërbyer fëmijëve sa më mirë, me qëllim, që puna e kryer në institucion të vazhdojë më tej edhe në shtëpi". Në të gjithë vendin, funksionojnë 17 Qendra të Zhvillimit për PAK, si qëndra kalimtare, ku fëmijët duhet të qëndrojnë sipas një kohe të përcaktuar, në përfundim të së cilës, duhet të rikthehen në shtëpi.
Ky lajm është publikuar: 09/09/2008