E Diel, 1 Nëntor 2026

Edhe Bundesliga kundër gjyqtarëve

Edhe në Bundesligë kanë filluar ankesat për gabimet e gjyqtarëve. Zërin e ka ngritur Bajerni i Mynihut, kryesues i kampionatit. Sipas drejtuesve të klubit bavarez, "xhaketat e zeza" nuk i tremben aspak skuadrës më të madhe gjermane, përkundrazi, kur kanë hapësira e penalizojnë: "Kur kanë dyshime, vendimet janë kundër Bajernit", ishin fjalët e Uli Hënes, menaxheri i përgjithshëm. Polemikat kanë ardhur pas një goli të anuluar dhe një pozicioni të dyshimtë jashtë loje, në barazimin 1-1 me Verder Bremenin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›