Visente Del Boske dëshiron Spanjën
Ish-trajneri i Realit të Madridit, Visente Del Boske, ka bërë të qartë se dëshiron që të marrë drejtimin e përfaqësueses spanjolle nëse largohet Luis Aragones. "Shpresoj që të bëhem trajner i kombëtares. Nuk dëshiroj që të jap përshtypjen se dua të ulem me çdo kusht në stolin e Spanjës, por kjo mbetet aspirata ime. Për sa kohë që Aragones do të jetë në këtë post, nuk kam ndër mend të komentoj paraqitjet e përfaqësueses apo të ndërhyj", u shpreh Del Boske, i cili edhe më parë ka qenë një kandidat për kombëtaren.