E Diel, 1 Nëntor 2026

Juventus, Kapel në vend të Nedved

Drejtuesit e Juventusit janë vënë në kërkim të një lojtari për krahun e majtë të mesfushës, ku deri tani është aktivizuar Pavel Nedved. Zëvendësuesi ideal i "Topit të Artë" duket se po kërkohet në Spanjë, ku objektivi kryesor i bardhezinjve është Diego Kapel i Seviljes. Futbollisti 20-vjeçar ka mahnitur të gjithë me shpejtësinë dhe aftësinë për të dribluar kundërshtarët, ndërsa ka një çmim të përballueshëm nga Juventusi, vetëm 15 milionë euro. Por bardhezinjtë duhet të luftojnë konkurrencën e Totenhemit dhe Arsenalit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›