Rabou, më i miri i Kupës së Afrikës
Pas fitores së Egjiptit në finalen me Kamerunin në Kupën e Afrikës 2008, që u luajt në Ganë, u përcaktua edhe "Lojtari më i Mirë" i aktivitetit. Çmimi iu dha mesfushorit të kombëtares së "faraonëve", 24-vjeçarit, Hosni Abd Rabou. Egjiptianët dominuan edhe në skuadrën më të mirë të Kupës së Afrikës, me shtatë futbollistë. Edhe pse është përfshirë në 18-shen më të mirë të turneut, Didier Drogba nuk ka qenë "zgjedhje e parë" për sulmin, ndërkohë që specialistët "përjashtuan" kamerunasin, Eto‘o.