E Diel, 1 Nëntor 2026

Edhe Partizani kundër gjyqtarëve

Vendimi i Skënderbeut për të bojkotuar kampionatin ka ardhur një ditë pas protestës publike të presidentit të Partizanit, Albert Xhani, ndaj gjyqtarëve. Numri 1 i të kuqve ka shpërthyer në akuza të njëpasnjëshme në përfundim të takimit të skuadrës së tij ndaj Besës, të përfunduar në barazim 3-3, ku sipas tij, anësori Sonil Zeka ka bërë gabime skandaloze në interpretimin e rregullave të pozicionit jashtë loje në dëm të Partizanit. Ai bëri të ditur se po merrte në konsideratë idenë e mosdërgimit të skuadrës në Elbasan për ndeshjen e javës së ardhshme ndaj verdhebluve, por ky vendim nuk është konfirmuar nga stafi i skuadrës kryeqytetase. Gjatë javës në vijim do të mësohet nëse Xhani do të mbajë premtimin e tij apo do të tërhiqet "në të mirë të futbollit".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›