E Diel, 1 Nëntor 2026

Edi Rama u shkruan kryeqytetasve për plehra

Të dashur bashkëqytetarë e bashkëqytetare!
Po ju drejtohem publikisht lidhur me shqetësimin e krijuar në zonën perëndimore të kryeqytetit ose, më saktë, në zonën nga bulevardi "Dëshmorët e Kombit" deri në daljen e Tiranës drejt Durrësit apo Shkodrës, për shkak të mosmbledhjes
së rregullt të mbeturinave e të grumbullimit të masave të mëdha
të tyre rreth kazanëve përgjithësisht të dëmtuar rëndë. Jam po aq i shqetësuar sa edhe të gjithë ju dhe, njësoj si ju, e konsideroj gjendjen e krijuar skandaloze. Mirëpo, duke qenë se në pozicionin ku ndodhem, unë jam jo thjesht për t‘i konstatuar po, në radhë të parë, për t‘i zgjidhur problemet, shumëkush ndër ju mund të thotë, "Ǒi do llafet zoti Kryetar, na pastro plehrat!". Padyshim që s‘mund të mos i jap të drejtë kujtdo që e thotë këtë, por, më anë tjetër, është po ashtu detyra ime t‘ju shpjegoj sesi qëndrojnë gjërat, sidomos në një rast si ky, në mënyrë që secili prej jush të ketë një pamje të qartë të arsyeve të kësaj gjendjeje dhe të rrugës që duhet të ndjekim për të dalë prej saj. E cila, e përsëris, është e patolerueshme. Unë e kam marrë votën tuaj më 18 shkurt të vitit të shkuar edhe sepse premtova që në vitin 2011 Tirana do të jetë qyteti më i pastër i Shqipërisë. Dhe do ta mbaj këtë premtim. Por, ndërkohë, në pjesën perëndimore të Tiranës duket sikur fi lmi po kthehet mbrapsht, në të shkuarën e viteve ‘90 kur plehrat
bëheshin kapicë e nuk mblidheshin me ditë e, largqoftë, me javë të tëra. Ǒka ndodhur? Kompania e pastrimit që mbulon zonën perëndimore ka mbaruar kontratën e saj të rregullt me Bashkinë e Tiranës dhe në ndërkohë Agjencia e Prokurimit Publik pranë Këshillit të Ministrave ka anuluar padrejtësisht dy tenderat
e kryer për të zgjedhur kontraktorët e rinj për këtë zonë, e cila, në bazë të strategjisë sonë të re për pastrimin, do të ndahet në dy pjesë. Me APP-në do ballafaqohemi në gjyq për vendimin tërësisht arbitrar dhe me pasoja për mbarëvajtjen e punëve të qytetit e për cilësinë e jetës së komunitetit, por kjo ka pak rëndësi në rrugën e zgjidhjes së problemit, pasi gjyqi do të marrë vite ndërkohë që problemi rëndohet përditë. Kompania në fjalë, pra ajo që operon aktualisht në zonën perëndimore prej pesë vjetësh, me gjithë një shtyrje disamujore të kontratës, nuk arrin apo nuk bën më asnjë përpjekje serioze për të arritur t‘u përgjigjet nevojave
për të cilat është kontraktuar. Vetëm shtyn ditët dhe merr çdo natë gjoba për mosrespektim të kontratës. Pavarësisht këtyre gjobave, kompania nuk reagon pozitivisht. Në bazë të ligjit e në
funksion të një ndërhyrjeje sa më të shpejtë,
Bashkia e Tiranës ka hapur një procedurë
emergjence. Nëse gjithçka shkon sipas
parashikimit, katër kompani "shpëtimi" do
të kontraktohen në fund të janarit për një
periudhë disamujore ndërhyrjeje stabilizuese
në zonën perëndimore. Kjo periudhë do
të zgjasë derisa të përfundojnë procedurat
normale për të lidhur kontratat përfundimtare
me kompanitë që do të fi tojnë garat e
reja. Jo vetëm për zonën perëndimore, po
për të gjithë Tiranën. Jam shpresëplotë se,
në rast se qeveria nuk fut hundët si dikur në
puplat e Zogut të Zi për të nxjerrë përfi time
politike nga kazanët e plehrave, brenda një
muaji gjendja në zonën perëndimore do të
stabilizohet dhe në pranverë do të fi llojë
në të gjithë Tiranën rruga drejt realizimit të
objektivit për ta bërë qytetin tonë më të pastrin e Shqipërisë.
Ky është një objektiv plotësisht i arritshëm, por që kërkon një standard të ri jo vetëm në shërbimin e bashkisë përmes kompanive të pastrimit, po edhe në sjelljen e qytetarëve në raport me mjedisin e me detyrimin për të kontribuar, jo thjesht duke mos ndotur po edhe duke paguar rregullisht tarifën
e pastrimit. Të cilën ka plot ndër ne që nuk e paguajnë fare edhe pse është një tarifë që tanimë mund të quhet me plot gojën qesharake, 2100 lekë në vit për familje, më e ulët edhe se në disa qytete të vogla të Shqipërisë, ndërkohë që pa asnjë dyshim këta qytetarë janë ata që bërtasin më shumë se të
tjerët për plehrat e papastruara. Kjo është njësoj si të mos e paguash dritën e të duash drita, të mos e paguash ujin e të duash ujë, të mos e paguash autobusin e të duash autobus e me radhë. Ose, me fjalë të tjera, të mos e paguash shërbëtorin e të bërtasësh pse nuk ke shërbëtor! Por çuditërisht,
këta lloj qytetarësh nuk duan ta mësojnë ende se shërbëtori shtet, bashkia në këtë rast, i paguan kompanitë për shërbimin e pastrimit të qytetit me ato lekë që mbledh nga qytetarët në formën e tarifës së pastrimit dhe nuk ka ndonjë shpellë thesari, nga ku mund të tërheqë ar për të kompensuar detyrimet e
papaguara të qytetarëve të saj. Standardi i ri e i domosdoshëm në shërbimin e pastrimit kërkon që padyshim kompanitë të paguhen më mirë, sepse një nga arsyet e problemit që vetëm sa na është shfaqur sot, por që mund të kishte marrë me kohë
përmasa të padëshirueshme, është fakti se rritja e kostos së shërbimit nuk është shoqëruar me rritje të pagesës për kompanitë. Këtu mjafton si shembull e vërteta se ndërkohë që çmimi i naftës është rritur thuajse dyfi sh nga koha e lidhjes së kontratave, kompania aktualisht paguhet për po atë çmim që nafta
kishte në atë kohë, këtu e pesë vjet më parë! Mirëpo, kjo s‘mund të vazhdojë më tutje. Nëse duam një Tiranë të pastër duhet të përballojmë koston që ka ky shërbim në vitin 2008 dhe për këtë duhet jo vetëm ta paguajmë që të gjithë pa
përjashtim tarifën e pastrimit, por edhe ta rrisim shkallë-shkallë, duke synuar që brenda vitit 2011 të përballohet plotësisht prej nesh kostoja e standardit mqë synojmë. E kjo është plotësisht e mundur. Falë vetëdijes së lavdërueshme në opinionit kryeqytetas, siç rezulton nga anketime të ndryshme dhe nga të
gjitha dëgjesat publike që ne kemi organizuar e ku kam marrë pjesë vetë, ka një gatishmëri thuajse unanime të qytetarëve për të paguar më shumë me qëllim marrjen e një shërbimi më të mirë pastrimi. Bashkia e Tiranës ka një strategji të qartë për ta përballuar me sukses sfidën e uljes së ndotjes së qytetit tonë. Për fat të keq, qeveria e sotme e Shqipërisë nuk ka asnjë vizion dhe asnjë program konkret kundër ndotjes së
qyteteve tona, gjë që e bën një pjesë të konsiderueshme të strategjisë sonë vendore ende të papërdorshme për shkak se, në kuadrin ligjor ekzistues të Republikës së Shqipërisë, çështjet e mjedisit janë përgjithësisht të lidhura me politikat kombëtare e me qeverisjen kombëtare. E cila do të duhej të
harmonizohej me qeverisjen vendore për t‘u dhënë drejtim problemeve të ajrit të ndotur, të ujërave të ndotur, të tokës e të rrugëve të ndotura. Bashkisë në këto kushte i mbetet si përgjegjësi e kompetencë ekskluzive shërbimi i pastrimit të qytetit nga mbeturinat. Kriza aktuale në zonën perëndimore është
një krizë e padëshiruar, por, si çdo krizë, është edhe një shans! Një shans për të kuptuar të gjithë më mirë sesa delikate është çështja e pastrimit të Tiranës, sesa e nevojshme është përfshirja e të gjithëve në këtë proces jetik për bashkëjetesën qytetare dhe, në fund të fundit, sesa e mundur është të
realizojmë së bashku atë që sot duket gabimisht e pamundur: Tiranën kampione të pastërtisë në vitin 2011.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›