E Diel, 1 Nëntor 2026

PS e Vlorës: Jo protestave të dhunshme për "Petroliferën"

Partia Socialiste e Vlorës deklaroi se mbështet çdolloj investimi strategjik të shtetit shqiptar, apo të huaj, në territorin e qytetit, por ka kërkuar që vendimmarrja t‘u takojë qytetarëve. Kreu i PS-së së Vlorës, Eltar Deda, deklaroi dje se

Partia Socialiste e Bashkisë Vlorë, ndërsa mbështet shqetësimin dhe lëvizjen qytetare në kërkim të referendumit distancohet nga çdolloj veprimi ekstrem nga kushdo qoftë që bie ndesh me etikën demokratike dhe ligjin. Pas konsultimeve, takimeve dhe kontakteve prej afro 2 muajve me të gjithë grupet e interesit që operojnë në Vlorë, që nga politika, biznesi dhe OJF-të për këtë problem, duke parë me shqetësim dhe duke vlerësuar situatën në ditët e fundit dhe sidomos duke dënuar konfrontimet e ndodhura me këtë rast, nga struktura të shtetit, si dhe për ta kthyer protestën dhe revoltën qytetare, nga rruga në tryezat e bisedimeve, Partia Socialiste nxit dhe inkurajon një lëvizje të re institucionale në favor të dëgjimit dhe respektimit të vullnetit dhe dëshirës së popullit të Vlorës për zhvillim dhe prosperitet. Për këtë mandatohet deputeti Arben Isarai për të thirrur në interpelancë, në seancën më të parë të Parlamentit, Kryeministrin e vendit, Sali Berisha, lidhur me problemin e ndërtimit të veprave me bazë nafte në gjirin e Vlorës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›