Edilcentro eksporton tjegulla në Egjipt
Grupi Edilcentro nga viti në vit vazhdon të rrisë eksportet e veta, listës së vendeve ku ai eksporton tashme prej 3 vjetesh do t‘i shtohet edhe tregu Egjiptian.
Prodhimi i një game të gjerë artikujsh 8 tullë dhe 12 tjegull të një cilësie shumë të lartë ka bërë që jo vetëm të zotërojë 70% të tregut të brendshëm por të jetë prezent edhe jashtë Shqipërisë.
Vetëm vitin e kaluar eksporti i tjegullës Edilcentro është rritur 50% në krahasim me vitin paraardhës.
Tjegullat Edilcentro kanë 3 vjet që kanë filluar përballjen me tregun dhe konsumatorin e huaj ato po tregtohen me sukses në Mal të Zi, Itali, Kosovë, dhe nga viti 2006 në Greqi nga ku Shqipëria importonte gati 90% të këtij produkti, standardi i larte dhe performanca e mirë e kësaj tjegulle "Made in Albania" bëri që sot ne të kapërcejmë kufijtë e tregut rajonal, të eksportojmë në Egjipt dhe shumë shpejt do të përfundojmë një kontratë për në SHBA.
Duke parë potencialet dhe efekti që sjellin eksportet në ekonominë tonë nuk mund të lemë pa përmendur iniciativën e Ministrisë së Ekonomisë për incentivimin e sipërmarrjeve me objektiv eksportin, siç ishte dhe shembulli i fundit i bashkëfinancimit të disa projekteve për eksport, ndonëse në shifra jo shume të mëdha por që po orientojnë prodhuesit drejt standardeve, cilësisë në mënyrë që produktet "Made in Albania" të përmirësojnë raportin import-eksport.