E Diel, 1 Nëntor 2026

Eksodi i lojtarëve vendos shifra rekord

Brazili vazhdon të mbetet vendi që eksporton më shumë futbollistë gjatë vitit drejt kampionateve të tjera botërore. Por viti 2007 ka shënuar një rekord, pasi për herë të parë është kaluar shifra e 1000 futbollistëve brazilianë që kanë zgjedhur të vazhdojnë karrierën larg vendlindjes. Federata Braziliane e Futbollit e ka cilësuar si alarmante shifrën e 1086 lojtarëve brazilianë që janë larguar nga vendlindja gjatë vitit 2007, sipas të cilës tregohet se kampionati vendas po humb shumë cilësi. Nëse do të bëhej fjalë vetëm për fluks të drejtuar ndaj kampionateve kryesore në Evropë, situata nuk do të ishte kaq problematike. Por gjeografia e lëvizjeve të futbollistëve brazilianë gjatë vitit 2007 ka përfshirë edhe shtete me futboll pak të zhvilluar si Azerbajxhani, Surinami apo Trinidad Tobago. Federata Braziliane ka ftuar klubet të veprojnë në mbrojtje të talenteve të tyre.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›