Hiks: Nuk heqim dorë nga mazhoranca
Bashkëpronari i Liverpulit, Tom Hiks, ka bërë të ditur se ai dhe kolegu i tij, Xhorxh Xhilet, nuk heqin dorë nga pjesa dominuese e aksioneve të skuadrës. "Është e vërtetë që kam folur me kompaninë DIC disa muaj më parë, por kjo u bë vetëm për t‘u shitur atyre 10-15% të aksioneve. Ata menduan se çmimi ishte shumë i lartë dhe gjithçka u harrua që nga ai moment, ku ne kërkonim para për të investuar për stadiumin e ri. Tani ne kemi arritur të sigurojmë kapitalin e mjaftueshëm për të filluar punimet e stadiumit, i cili do të jetë ndër më të mirët në botë. Unë dhe Xhilet nuk heqim dorë nga klubi", tha Hiks.