Ekspertët: Mos ndryshoni prodhimin e naftës
Në një kohë që çmimet e naftës kanë shënuar një rënie ditën e sotme para takimit të 13-vendeve të OPEC, analistët kanë bërë thirrje që organizata të mos ndryshojë nivelin e prodhimit, duke e lënë këtë të fundit në nivelet aktuale.
Komentet nga vendet më të mëdha të prodhimit dhe eksportit të arit të zi sugjerojnë që të paktën deri në fund të këtij viti të mos ketë ndryshime, pasi kjo mund të ndikojë në rritjen e menjëhershme të çmimeve. Bursat amerikane e kanë nisur sot tregtimin me 105.19 $ për fuçi në një kohë që Londra kuotohet në 102.27 $.
Këto janë nivelet më të ulëta pas rekordit prej 147 $ në Korrik të këtij viti. Anëtarët e OPEC kanë shprehur shqetësimet e tyre edhe në lidhje me kërkesën për energji elektrike sidomos në SHBA, ku rënia ekonomike është më e thellë se në Evropë. “ në rast se tregu do të mendojë se OPEC nuk ka në plan të bëjë asgjë në lidhje me këtë fakt çmimet e naftës do të vazhdojnë të bien”- janë shprehur analistët. Sipas tyre tregu është në baraspeshë, inventarët janë të në nivele të kënaqshme dhe kjo përbën një arsye të fortë që prodhimi të mos ndryshojë. Aktualisht OPEC prodhon 29.67 milion fuçi naftë në ditë, duke përbërë kështu edhe 40 % të prodhimit botëror të naftës bruto. Në raportin më të fundit, atë të korrikut thuhet se kërkesa për naftë do të rritet me 50 % deri në 2030.