E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan, kapet grabitësi i banesave

I rritur në fshatin Godolesh, endet rrugëve të Elbasanit, duke siguruar punë vetëm për vjedhje banesash. Ky ka qenë fati i 40- vjeçarit, Musa Bardhi, që dje mbrëmë ka rënë në prangat e policisë. Sipas burimeve zyrtare të policisë, Bardhi është arrestuar rreth orës 23:30 minuta duke vjedhur një banesë. Sipas burimit në fjalë, Bardhi numëronte të pestën banesë të vjedhur në tre muaj, ku pas denoncimeve të qytetarëve, është kapur me "presh në duar" duke vjedhur banesën e fqinjit të tij në lagjen "5 Maji". "Nuk kisha me çfarë të ushqehesha, ndaj kam kryer disa vjedhje banesash", mësohet të ketë qenë përgjigja e tij ndaj pyetjeve të bëra në polici. Sidoqoftë, prokuroria është duke plotësuar dosjen e vjedhjeve të tij në pritje të dënimit për akuzën e "vjedhjes me paramendim".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›