Vdesin dy veta në aksident, në superstradë
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e dy personave ka ndodhur dy ditë më parë në superstradën Lezhë-Tiranë, në afërsi të urës së Milotit. Sipas burimeve policore, automjeti tip "Benz", me targa LE4744A, me drejtues Tonin Syku, 45 vjeç, lindur në fshatin Tale të rrethit Lezhë dhe banues në Tiranë, me drejtim lëvizjeje Milot-Lezhë, është përplasur me automjetit tip "BMW 525", me targa të huaja BE008ZJ, me drejtues shtetasin italian Antonio Salvadore Cirilo, 63 vjeç, lindur në Fabricio dhe banues në Milano, me drejtim lëvizjeje Lezhë-Tiranë. Si pasojë e këtij aksidenti ka gjetur vdekjen e menjëhershme shtetasi Tonin Syku, dhe është dëmtuar rëndë shtetasi Antonio Cirili, i cili pas ndihmës së parë mjekësore në spitalin e Lezhës është dërguar në Spitalin Ushtarak Tiranë për ndihmë më të specializuar. Por burime nga ky spital saktësojnë se 63-vjeçari ka vdekur në orët e para të mëngjesit të djeshëm. Mendohet se shkak i këtij aksidenti ka qenë shpejtësia e madhe me të cilën lëviznin mjetet.