Emërohet sekretari i Përgjithshëm i Prokurorisë së Përgjithshme
Emërohet sekretari i Përgjithshëm i Prokurorisë së Përgjithshme. Pandi Madhi, ish-drejtor i këshillit administrativ në Radiotelevizionin Shqiptar ka marrë detyrën e lënë bosh pas dorëheqjes së Stavri Koçollarit. Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë akuzës qendrore. Sipas saj, Madhi ka fituar konkursin e zhvilluar, duke u renditur i pari mes emrave të tjerë si: Alfred Balla, Dritan Avduli dhe Edmond Verçani. Pas një periudhe njëmujore, postin e sekretarit të Përgjithshëm e ka mbajtur shefja e kabinetit Miranda Bushi, e cila ka drejtuar organin e akuzës për më shumë se tri javë, deri në përfundimin e vizitës së kryeprokurores në SHBA. Në lidhje me konkursin, burimet pohojnë se pesë anëtarët e komisionit të konkursit me kryetar Arben Krajën, kanë mundur të përzgjedhin në raundin e parë katër prej tyre. Në raundin e dytë fitoi të drejtën e sekretarit të Përgjithshëm, Pandi Madhi.