Emigrantët, në radhë drejt Kakavijës
Orari më i përshtatshëm për të kaluar kufirin shqiptar mbeten orët e pasdites dhe mbrëmjes. Por dje pritja e gjatë e emigrantëve për të kaluar kufirin shqiptar është shoqëruar edhe me deportimin nga Greqia të rreth 35 shtetasve shqiptarë pa dokumente. Ata i janë dorëzuar policisë shqiptare rreth orës 14.30 minuta për t‘u shoqëruar më pas në një prej ambienteve të kontrollit, në afërsi të doganës shqiptare. Edhe ditën e djeshme, radhët vazhduan të ishin të gjata në Kakavijë, ndërkohë që pikat e tjera të kalimit kufitar si 3 Urat në Përmet dhe Qafë-Bota në Sarandë janë krejt të lira.