E Diel, 1 Nëntor 2026

Rëshqitja, bllokohet rruga Tepelenë-Kakavije

Reshjet e ditëve të fundit kanë rinxjerrë përsëri problemet e rrëshqitjeve të dheut në aksin rrugor Gjirokaster Tepelene në vendin e quajtur "Shkalla e zeze", vendi më i rrezikshëm për

ndërtuesit dhe qarkullimin rrugor në këtë segment të rrugës nacionale që lidh pjesën në të madhe të territorit të vendit me pikën më të madhe të kalimit kufitar me Greqinë. Dy rrëshqitje të njëpasnjëshme të shpatullës së malit të Luzatit në trupin e kësaj rruge në ndërtim kanë shkaktuar ndërprerjen e qarkullimit në

periudhën e pikut të lëvizjes së emigrantëve që janë nisur nga vise të ndryshme të vendit për t‘u rikthyer në Greqi pas festave të ndërrimit të viteve. Qysh prej orës 11:00 të paradites së djeshme në këtë pjesë të segmentit ku janë përqendruar mjete dhe forca të shumta të firmës ndërtuese J&P AVAX. segment ky

përballë fshatit Hormove të Tepelenës janë shfaqur vështirësi në qarkullimin e automjetev. Sipas Zëdhënësit të Drejtorisë së policisë së qarkut Gentian Mullai rreth orës 12:30 ka ndodhur një shkarje e madhe dheu që ka ndërprerë qarkullimin dhe autoveturat

e vogla kanë devijuar lëvizjen duke anashkaluar vendin e shembjes nëpërmjet urës dhe rrugës së paasfaltuar të Hormovës që del në Urë të Subashit. Shkak për këtë ndërprerje, theksoi Mullai, është bëre rrëshqitja e masivëve të dheut në zonën më problematike të aksit rrugor Gjirokastër-Tepelenë. Eshtë dashur ndërhyrja e

punonjësve të policisë rrugore të Gjirokastrës dhe Tepelenës për te kontrolluar dhe normalizuar qarkullimin e mjeteve. Falë gadishmërisë së firmes ndërtuese J&P AVAX është bërë e mundur kalimi i përkohshëm i automjeteve ne te dy drejtimet drejt Gjirokastrës dhe Tepelenës të cilat kishin krijuar një autokolonë rreth 4 kilometra të gjatë në të dy anët e ndërprerjes. Dita e djeshme ka qenë në ditë e ngarkuar ne qarkullim të jashtëzakonshëm pasi përkon me kohën e kthimit të emigranteve ne Greqi. Në ndihmë të lëvizjes së mjeteve policia rrugore orientuar drejtuesit e mjeteve të vogla nën 3 ton të lëvizin në rrugën e fshatit Hormove qe lidhet me Subashin dhe anashkalon Shkallen e zeze. Rreth orës 15:30 ka ndodhur një shembje e dytë që e ka vështirësuar më tej situatën. Mjetet e vogla si autovetura dhe furgona kanë lëvizur me vështirësi, ndërsa kamionët e autobusët deri në orën 16 e 30 kanë qenë të bllokuar në pritje të hapjes së rrugës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›