E Diel, 1 Nëntor 2026

Emigrantët pa dokumente, leje deri më 31 mars

Bashkatdhetarët me banim në Itali mund të kthehen në shtetin fqinj edhe nëse i kanë bërë dokumentet. Afati është dy muaj e parë të vitit 2008. Ambasada italiane bëri të ditur për mediat se "Ministria Italiane e Brendshme i ka kërkuar Këshillit dhe Komisionit Evropian lehtësime për të lejuar transitin, përmes shteteve anëtare të Bashkimit Evropian". Kështu, të gjithë qytetarët e huaj, përfshirë edhe shqiptarët me qëndrim të rregullt në Itali që janë në pritje të rinovimit të lejes së qëndrimit mund të lëvizin lirshëm në pikat kufitare të shteteve të BE-së. Por është e domosdoshme që ato të paraqesin dokumentin që vërteton se janë në proces të rinovimit të letrave në Itali. Sipas zyrës së shtypit të ambasadës italiane në Tiranë, lehtësimi është i mundur vetëm për ata shqiptarë që paraqesin faturë të Postës Italiane S.P.A. që vërteton paraqitjen e kërkesës për rinovim të lejes së qëndrimit. "Ky lehtësim i përkohshëm i transitit do të jetë i vlefshëm deri më 31 mars 2008 dhe do të aplikohet për qytetarët shqiptarë që në ardhje nga Italia apo të drejtuar drejt Italisë zotërojnë akt transiti, faturë të postës dhe pasaportë të vlefshme. Po kështu edhe lejen e qëndrimit të skaduar", thuhet në njoftimin e ambasadës. Transiti mund të realizohet përmes kufijve tokësorë, detarë dhe ajrorë. Kjo do të thotë se një shqiptar me letra të rregullta në Itali që i ka dokumentet për rinovim mund të vijë të qëndrojë në Shqipëri deri më 31 mars dhe kur të kthehet mund të kalojë nga çdo pikë kufitare që dëshiron. Mund të udhëtojë transit, si për shembull nga Shqipëria në Gjermani e mandej në Itali, pa asnjë lloj pengese.

Përjashtim nga udhëtimi transit bëjnë emigrantët e rinj. Ata që kanë vetëm një leje qëndrimi në Itali dhe kanë futur dokumentet për të dytën herë mund të vijnë në vendin e tyre, por kur të kthehen e kanë kusht të kalojnë nga e njëjta pikë kufitare që kanë ardhur. Sipas ambasadës, qytetarët që zotërojnë faturën e postës së kërkesës për lejen e parë të qëndrimit për punësim, për punë të pavarur ose për bashkim familjar, mund të kthehen në Shqipëri dhe të kthehen sërish në Itali nga e njëjta pikë kufitare. në ndryshim nga vitet e shkuara këta qytetarë nuk kanë nevojë të kërkojnë vizë rihyrëse, por vetëm të paraqesin dokumentet përkatëse.

Ambasada italiane në Tiranë, bën gjithashtu me dije edhe vendimin e ri për lejet e përkohshme të fëmijëve. Sipas saj, atyre familjarëve që u ka skaduar leja e qëndrimit të fëmijëve mund të nxjerrin një leje të përkohshme që mund të përdorin edhe për udhëtimin në Shqipëri. "Ministria e Brendshme italiane ka konfirmuar se qytetarët shqiptarë me qëndrim të rregullt, që kanë faturën e paraqitjes së kërkesës për rinovim ose ndryshim të lejes së qëndrimit për regjistrimin e ‘fëmijëve të mitur‘", thuhet në njoftim. Më tej citojmë se "ata mund të kërkojnë në Itali një leje qëndrimi të përkohshme, me kohëzgjatje të kufizuar sipas nevojave të parashikuara. Këto lehtësime do t‘u lejojnë edhe të miturve të dalin përkohësisht nga Italia dhe të rihyjnë në Itali".

Emigrantët e rinj, jo udhëtim transit

Qytetarët shqiptarë që zotërojnë faturën e postës italiane të paraqitjes së kërkesës për lëshimin e lejes së parë të qëndrimit për punësim, për punë të pavarur ose për bashkim familjar, mund të kthehen në Shqipëri dhe të hyjnë sërish në territorin italian pa kërkuar vizë rihyrëse, por me disa kushte. Sipas ambasadës, kjo kategori emigrantësh duhet të kryejë një udhëtim ku dalja dhe rihyrja në Itali të bëhet nga e njëjta pikë kufitare. Pra, udhëtimi të mos parashikojë transit në vende të tjera shengen. Rregulli dy është që i huaji të paraqesë pasaportën së bashku me vizën e hyrjes, në mënyrë që të kuptohen arsyet e qëndrimit (punësim, punë e pavarur apo bashkim familjar). Po kështu duhet të paraqesë faturën e postës italiane. E treta, personeli i kontrollit kufitar duhet të vulosë pasaportën dhe faturën, që do të paraqiten nga personi që i zotëron, në momentin e daljes dhe rihyrjes në Itali. ri.de

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›