Endrra ne shkretetire
Nëse dëshironi të shihni të ardh
men e energjive të rino
vueshme, duhet të bëni një
xhiro me makinë në jugperëndim
të aeroportit të Abu Dhabit, të ndaleni
aty ku mbërrini në shkretëtirë dhe të
përdorni imagjinatën. Po qëndroni mbi
atë që do të jetë shumë shpejt Masdar
City, një zhvillim që do të sjellë një risi të
jashtëzakonshme dhe që do të furnizohet
tërësisht nga energjia e rinovueshme. Krijuar
nga arkitekti britanik, Norman Foster,
qyteti i ri do të jetë në qendër të nismës
Masdar, një projekt disa miliardë dollarësh
që synon promovimin e Abu Dhabit,
kryeqyteti i pasur me hidrokarbure i
Emirateve të Bashkuara Arabe, si një nyjë
për energji alternative dhe qëndrueshmëri.
Masdar City është diçka më shumë se
një ëndërr në shkretëtirë sot, por fillimet e
transformimit të Abu Dhabit janë të dukshme
në një fushë me 25 panele të ndryshme
solare që shtrihen qysh prej zonës
me rërë pranë sheshit të ndërtimit. Modulet
po provohen në një testim 18 muajsh
në terren, qëllimi i të cilit është të përcaktohet
se çfarë lloj teknologjie fotovoltaike
do të funksiononte më mirë në këtë mjedis të nxehtë dhe të pluhurosur. Fituesi do
të ndihmojë në furnizimin me energji të
Masdar City dhe ndoshta edhe pjesës më
të madhe të Abu Dhabit, teksa shkencëtarët
këtu do të mësojnë të vënë nën
kontroll një burim energjetik, i cili do të
arrijë ndoshta të jetë po aq i fuqishëm sa
nafta, e cila e ka bërë kaq të pasur këtë
rajon. "Mendoj se këtu ka shumë potencial",
thotë menaxheri i projektit Sameer
Abu Zaid, teksa bën një rrugëtim nëpër
vendin e testimit, ndërkohë që nga tutje
në shkretëtirë vjen e dëgjohet thirrja për
faljen e mbrëmjes. "Është shumë ngazëlluese
për ne". Ajo që po ndodh në Abu
Dhabi mund të jetë shumë ngazëlluese
edhe për ne të tjerët dhe shumë befasuese.
Emiratet janë eksportuesi i pestë
më i madh i naftës në botë, si dhe
prodhuesi i gjashtë më i madh i gazit natyror,
gjë që e bën atë jashtëzakonisht
shumë të pasur, me një GDP për frymë prej
63 mijë dollarësh amerikanë, krahasuar
me 45 mijë dollarë në SHBA dhe
Mbretërinë e Bashkuar. Me çmimin e naftës
sot, afro 93 dollarë për fuçi, biznesi
shkon më mirë se kurrë. Kështu që, tek
sheh këtë kolos të pasur me naftë dhe gaz
të mbështesë projekte të energjisë alternative,
të duket njësoj sikur sheh një
shpërndarës heroine që përpiqet të shesë
aspirinë. Por, Nisma Masdar është shumë
më tepër sesa një gjethe fiku për të mbuluar
kontributin e Abu Dhabit në ndryshimin
e klimës. Përmes investimeve në
kompani të teknologjive të pastra, një
qendre të kërkimeve për vazhdueshmërinë
e furnizimit, projekte të mëdha të
energjisë së gjelbër si dhe Foster‘s City,
Masdar paraqet një drejtim të ri dhe dramatikisht
të ndryshëm për energjinë në
Lindjen e Mesme. Karburantet nuk do të
zgjasin përgjithnjë dhe nevoja për uljen e
lëshimeve të gazrave të dioksidit të karbonit
në atmosferë mund të shtrëngojnë
për një largim më të hershëm nga petroli.
Vendet e Lindjes së Mesme, që duan të
qëndrojnë të fuqishëm në shekullin e
ardhshëm, nuk mund të varen tërësisht
te hidrokarburet. Përmes Masradit, Abu
Dhabi mund të jetë duke treguar
drejtimin që duhet të ndjekë në terma
afatgjatë Lindja e Mesme. Një prej shpresave
më të mëdha për energji alternative
në Abu Dhabi dhe në pjesën më të madhe
të Lindjes së Mesme, është energjia
diellore dhe Masdar po përgatit edhe këtu
investime. Masdar City do të jetë kryesisht
i furnizuar me energji diellore përmes
paneleve tradicionalë fotovoltaikë të vendosur
mbi tarraca, por kompania ka gjithashtu
të ndërtojë edhe një central (CSP)
të përqendruar me energji diellore në qytetin
e Madinat Zayed. CSP është solar, me
një ndryshim: Në vend që të transformojë
dritën e diellit direkt në energji elektrike,
CSP përdor hapësira të mëdha me pasqyra
parabolike për të grumbulluar dhe
fokusuar nxehtësinë e diellit, e cila më pas
konvertohet në energji elektrike. Është
një zgjidhje ideale për kushtet e nxehta
dhe me diell në shkretëtirë dhe është e
bollshme, që do të thotë se nëse jepet
hapësira e nevojshme, centrale të tilla
mund të furnizojnë sasi të mëdha të energjisë
elektrike të një vendi, ndryshe nga
sasitë e papërfillshme që energjitë e rinovueshme
ofrojnë sot. Algjeria e ka tashmë
në plan të ndërtojë një central të tillë 150
MW deri më 2012-ën, me plane të mëdha
për eksportim e deri 6 gigavatëve energjie
diellore për në Evropën Jugore deri në vitin
2020. Ndërkohë që Abu Dhabi, ashtu si
shumë qytete të ndërtuara me shpejtësi
në botën në zhvillim, shtrihet me shumë
pak projektim dhe pothuajse nuk ka fare
transit publik, Masdar City do të jetë
shumë i dendur, një komunitet në një
hapësirë 6 kilometra katrorë i projektuar
që të mos ketë makina dhe të cilit do t‘i
shërbejnë trenat magnetikë. Një projekt
shkripëzimi për ujin do të funksionojë i
furnizuar me energji diellore dhe nevojat
për konservim do të mbajnë përdorimin e
ujit 60% nën normën; të gjithë mbeturinat
do të përzihen dhe riciklohen. Nëse
gjithçka shkon sipas planit të Fosterit, 50
mijë veta do të jetojnë në qytet deri më
2016-ën, shumica prej të cilëve do të
punojnë në bizneset për energjinë e rinovueshme.
Me më shumë se gjysmën e
popullsisë së botës që sot jeton në qytete
dhe me ritmin e urbanizimit që po njeh
vetëm rritje, mënyra se si ne ndërtojmë
qytetet do të përcaktojë edhe mënyrën se
si do të përballojmë rreziqet e ndryshimit
të klimës. Masdar ofron një model shumë
të mirë për zhvillimin e ardhshëm urban,
pa u "asfiksuar". "Askush nuk është përballuar
më parë me sfidën dhe mundësitë
që ekzistojnë kur ke të bësh me madhësinë
e këtij lloj komuniteti", thotë Foster.
"Sistemet e mbeturinave, ujësjellësi,
transporti, shkripëzimi, kjo nuk është
bërë kurrë më parë... Është njësoj si të
dërgosh një njeri në Hënë". Ëndrrës së
Fosterit nuk do t‘i mungojnë fondet. Në
ceremoninë madhështore më 9 shkurt,
Masdar shpalli se qyteti i ri do të ketë një
buxhet prej 22 miliardë dollarë, me 4 miliardë
prej kompanisë dhe pjesa tjetër
përmes investimeve të jashtme, duke
përfshirë edhe shkëmbimin e karbonit që
do të shndërrojë në para reduktimin në
gazrat e lëshuara në atmosferë me krijimin
e qytetit. Foster është shumë mirënjohës
për atë që ofron Masdar, por ai pyet veten
përse Perëndimi thjesht rri e vështron,
ndërkohë që Abu Dhabi udhëheq. "Në
terma urbanë, kjo nismë është më progresistja,
gjëja më radikale që po ndodh në
botë", thotë ai. "Ku është Amerika në këtë
drejtim? Ku është Evropa? Ku është Britania?"
Gjë që ngre një tjetër pyetje: Përse
Abu Dhabi? Një aksident i gjeografisë e
bëri emiratin udhëheqësin botëror në industrinë
energjetike, por ngrohja globale
po e ndryshon biznesin, teksa tregu për
energjitë e rinovueshme po rritet me
shpejtësi kudo në botë. "Ne e dimë që
tregu i energjisë po përparon", thotë Al
Jaber. "Çfarë do të thotë kjo për ne? Është
një rrezik, apo një shans"? Masdar është
mënyra e Abu Dhabit për të garantuar që
është më shumë e dyta; qeveria po përdor
fitimet e sotme për të përgatitur ekonominë
e vet për një të ardhme përtej
naftës. Instituti i Masdarit për shkencë
dhe teknologji do të jetë "banori" i parë në
qytetin e Fosterit dhe Al-Jaber shpreson
se lidhjet me korporatën akademike do ta
bëjnë Abu Dhabin "Luginë silikoni për
energjitë e rinovueshme". Megjithëkëtë,
shumë pak prej fqinjëve të Abu Dhabit po
ndjekin të njëjtën rrugë. Organizata e
Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC)
lançoi kohët e fundit një fond me 750 milionë
dollarë për studimin e ndryshimit të
klimës, por vendet e gjirit mbeten shpesh
pengesa të përpjekjeve ndërkombëtare
për reduktimin e gazrave të lëshuara në
atmosferë, nga frika se mos reduktimi i
karbonit do të thotë vrasje për ekonomitë
e tyre. Ndërkohë që disa kanë nisur të
ndjekin shembullin e Abu Dhabit, Katari
e ka seriozisht për energjinë e erës dhe atë
hidro, ndërsa Dubai ka një program për të
mandatuar ndërtimin e ndërtesave të
gjelbra, pjesa më e madhe e Lindjes së
Mesme po bën shumë pak sa i përket një
të ardhmeje pa naftë. Egjipti është rast
tipik, shumica e zyrtarëve të lartë flasin
vazhdimisht për zhvillimin e energjive alternative,
e megjithatë shumë pak është
bërë. "E ardhmja e prodhimit të naftës dhe
gazit është e paqartë", thotë Hatem Khairy,
një konsulent egjiptian për energjinë.
"Neve na nevojitet një politikë kombëtare
për zhvillimin e energjisë së pastër". Për të
ardhmen e afërt, në të vërtetë edhe Abu
Dhabi është i bindur se nafta e gazi do të
mbeten motorët kryesorë të pasurimit.
Sado mbresëlënës të jetë Masdar, kjo
nismë nuk ka për qëllim të zëvendësojë
naftën, por thjesht të shërbejë si suplement
dhe ka shumë pak tregues që Emiratet
apo çdo shtet në Lindjen e Mesme të
jetë gati për një largim të menjëhershëm
nga produktet e naftës dhe gazit, që do të
qe i domosdoshëm nëse rajoni dëshiron të
luftojë ngrohjen globale. Në një intervistë
të rrallë, Yousef Omair Bin Yousef, drejtor
ekzekutiv i kompanisë shtetërore të naftës
të Abu Dhabi, e cila kontrollon rezervat e
mëdha të emiratit, buzëqesh i qetë kur
pyetet nëse e sheh si rrezik fokusimin e
emiratit tek energjitë e rinovueshme. "Nuk
e shoh Masdarin si konkurrent, apo si alternativë",
tha ai për "Time". "Bota do të
ketë nevojë për më shumë energji dhe ka
vend për të dyja. Këto energjitë e rinovueshme
nuk do të vijnë brenda natës".
Ajo që po ndodh në Abu Dhabi është e jashtëzakonshme,
ndoshta pikërisht se po
ndodh aty. Por, ashtu si pjesa më e madhe
e veprimtarisë në sektorin e gjelbër në
përgjithësi, ngazëllimi nuk shkon njësoj me
shkallën e ndryshimit të madh social dhe
ekonomik që nevojitet për ndalimin e ngrohjes
globale. Sigurisht, nuk mund të dëgjosh
gjëra negative nga Al-Jaber, i cili më së
shumti nga Masdari. "Dua të shoh
ndërtimin e centraleve diellore në Abu
Dhabi dhe kudo", thotë ai. "Dua ta shoh
qytetin të përfunduar. Dua ta shoh institutin
të ngritur dhe në punë. Dua të zhvillojmë
disa prej teknologjive, në të cilat po
bëjmë kërkime. Dhe dua të shoh të ardhura
nga fondet që po investojmë në
teknologjitë e pastra". Nëse ia del mbanë
në të gjitha këto, atëherë Masdar do të rezultojë
shumë më tepër sesa thjesht një
mirazh në shkretëtirë.