PD: Faturat aforfe i ligjëroi PS-ja
Zëdhënësi i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, deklaroi në një deklaratë për shtyp, se "PD-ja dhe kjo qeveri ka qenë dhe është e vendosur kundër faturave aforfe dhe nuk mund të jetë dakord me qëndrimet e Partisë Socialiste për falimentimin e një enti që është jetik për qytetarët dhe ekonominë e vendit". Sipas Bogdanit, "për tetë vjet me radhë, Partia Socialiste nuk realizoi kartat e identitetit, ndërsa sot që procesi është në zbatim, ata kërkojnë llogari se përse po i bëjmë dhe mendojnë se shqiptarët nuk dinë t‘i japin përgjigje atyre që nuk i realizuan dot për dy mandate resht". Në këtë drejtim, ai vuri në dukje se "për tetë vjet me radhë ata vendosën regjimin e faturave aforfe, dhe sot ngrenë zërin kundër vendosjes së 170 mijë matësve të rinj të nevojshëm, të cilët nuk u vendosën në kohën e Harasanit, por po vendosen në kohën e kësaj qeverisjeje, e cila po u jep fund faturave aforfe".