Lindja, pasqyra e thyer e Perëndimit
Për dymijë vjet
me radhë, ideja e
Lindjes ishte e
panjohur për Kinën. Vendi
i tyre gjithmonë është quajtur
Chung Kuo, pra toka e
mesit, perandoria në qendër të
botës. Rreth tyre ndodheshin barbarët,
periferitë e qytetërimit. E parë nga
Pekini ose Delhi, edhe Azia është një abstraksion
gjeografik, e varfër nga një
domethënie historike, politike dhe kulturore:
bashkon Kinën me Libanin dhe në
mënyrë arbitrare indianët me japonezët.
Eduard Said, në vitin 1978 shkruante: "Lindja
ishte një shpikje e Perëndimit që prej
Antikitetit". Said krijoi termin "orientalizëm"
për të përshkruar një përzierje tërheqjeje
dhe shtytjeje drejt misterit ekzotik, një përzierje
parregullsie dhe projektesh fantastike,
stereotipash dhe paragjykimesh imperialiste.
Në fakt, ai i referohej më shumë vizionit
tonë për Lindjen e afërt islamike. Por shpikja
e Lindjes u projektua shumë kohë më
parë, kur marrëdhënia e Perëndimit me
Kinën dhe Indinë ishte në kulmin e saj, në të
cilën dalloheshin kulturat padiskutim të
ndryshme. E përpunuar nga mendimtarët
më të mëdhenj evropianë, pjesa më e madhe
e të cilëve nuk shkeli kurrë jashtë këtij
kontinenti, ky imazh përrallor dhe i ndryshëm
i Lindjes është bërë i domosdoshëm
dhe mbi të gjitha për të përkufizuar identitetin
tonë, atë çfarë do të donim të ishim ose
që besojmë se jemi. Pararendësi i kësaj
shpikjeje është babai i të gjithë historianëve,
Herodoti, i cili në kronikat e tij të luftës
ndërmjet grekëve dhe persianëve ndërton
modelin e parë të "përplasjes së qytetërimeve".
Që prej fillimeve, konflikti Perëndim-
Lindje bëhet një përleshje vlerash, modele
shoqërish, sistemesh politike: fitorja finale
e grekëve është triumfi i demokracive
kundër
dhunës së ushtarëve
skllevër, nën urdhrat e perandorëve të egër.
Lindja është tirani, Perëndimi është liri. Ja
pra ku u krijua modeli i pashkatërrueshëm.
Dymijë vjet më pas, të bombarduar nga informacione
të reja, pa e vënë re, vazhdojmë
të shohim ndryshimin ndërmjet "tyre" dhe
"nesh", ndërmjet filtrit të asaj lenteje. Ndër
shekuj ideja e Herodotit u përforcua, duke e
zhvilluar të gjithë potencialin e saj, i cili aplikohet
në vende shumë më të largëta se Azia.
Për të ripërpunuar mitin e Lindjes në erën
moderne, një rol të rëndësishëm e kanë luajtur
edhe dy burra, që në kohën e tyre ishin
ndër të paktit që kishin një njohje direkte të
Azisë. I pari është Marko Polo në fund të
viteve 1200. Tregimet e tij për një Kinë fantastike
të rindërtuar nga udhëtimet e tij personale
të ndërthurura me legjenda dhe mite
luajtën një rol të rëndësishëm në oreksin
ekonomik të Evropës, duke e bërë këtë të
fundit të dërgojë mercenarë e tregtarë në
kërkim të një Lindjeje të largët të zhvilluar
dhe rafinuar. Ndërsa i dyti është fetari Mateo
Riçi, i cili jetoi në Kinë atëherë nga vitet
1500 dhe tentoi ta ungjillëzonte. Riçi ishte i
pari sonolog, i cili filloi t‘u bënte të njohur
evropianëve kulturën kineze. Dhe është e
vendosur zgjedhja e tij në favor të Konfucit
për të qenë kundra budizmit, të cilin e mendon
si një misticizëm irracional dhe supersticioz.
Pikërisht kur perandoritë evropiane
po e përhapnin akoma më shumë pushtetin
e tyre duke pushtuar vende gjithmonë e
më të largëta, në kontakt me këto qytetërime
vërtetohet ideja perëndimore se popujt e
mëdhenj me
sistemet e tyre të pasura
me vlera, besime, gjuhë, kultura,
përfaqësojnë sisteme mjaft të ndara, të
ndara nga kufij historikë tepër të saktë dhe
shpeshherë të dënuar me pakomunikueshmëri.
Në 1700-ën, Monteskje ideon konceptin
e "despotizmit lindor", i cili do të përdoret
mbarë e mbrapsht për të bashkuar realitete
politike aq shumë të ndryshme, si për shembull
dinastitë imperiale kineze, khanët me
origjinë mongole, kalifatët e botës islamike
otomane dhe disa kohë më vonë edhe carizmin
rus. Lindja dhe despotizmi bëhen sinonime
për Evropën, duke injoruar që India
në vitin 1600 ka qenë një laborator politik
tolerance dhe dialogu ndërmjet besimeve
të ndryshme, pikërisht ndërsa në Romë,
Inkuizicioni i Shenjtë dënonte Xhordano
Brunon në turrën e druve për herezi.
Teoricieni më i madh i superioritetit
evropian është filozofi gjerman Hegel, i cili
rimëkëmb idenë se Perëndimi është djepi i
lirisë, duke i shtuar se është edhe mëmëdheu
i shkencës dhe i teknologjisë, i racionalizmit
dhe i kreativitetit individualist. Për
Hegelin, qytetërimi perëndimor nuk është
një prej të shumtëve, por është i vetmi i cili
mund të kuptojë dhe të "përfshijë" të tjerat
në sintezën e tij; është i vetmi i cili luan një
mision universal. Në filozofinë e historisë
hegeliane, shpirti i botës e braktis Lindjen
pasive, duke u spostuar drejt Perëndimit, i
cili është motori i progresit. "Modernizmi
jemi ne, kinezët dhe indianët janë të dënuar
për të mos përparuar, pasi janë të burgosur
në traditat e tyre". Kolonizimi anglez i
Indisë (që nuk ka ndodhur kurrë), për Hegelin
është i pashmangshëm dhe pozitiv.
Por, gjithsesi,
në botën reale pohimi i
madh diskriminues i Monteskjesë
dhe i Hegelit ka sukses. Anglia i zotohet
idesë për një mision civilizimi, "pesha
e njeriut të bardhë" e shkrimtarit Rudiard
Kipling dhe e përkthen në një kompleks superioritetesh
kundrejt racave të tjera. Etika
e imperializmit i lejonte shumë liri: Britania
e Madhe shpik narkotrafikun për të dëmtuar
rezistencën e Kinës në pushtimin e tregut
botëror (luftërat e opiumit në vitet 1800).
"Despotizmi lindor" është rizbuluar dhe
përditësuar në vazhdimësi: i pëlqen Karl
Marksit, Maks Ueberit, i cili e përshkruan
Indinë dhe Kinën si shtete "hidrauliko-burokratike".
Ernst Junxher dhe Karl Shmit në
vitin 1953 në sprovën "Nyja Gordiane" arrijnë
ta përshkruajnë nazizmin si një inkursion
i Azisë brenda Evropës". Për ta, në krahasimin
ndërmjet Perëndimit dhe Lindjes,
gjeografia bëhet një metaforë e qëndrimeve
njerëzore". Azia, "masë tokësore", kultivon
mister, magjinë dhe shenjtërinë e pushtetit;
Perëndimi, i rrethuar nga oqeane, ka si vlera
lëvizjen, qarkullimin e ideve, pushtetin e
limituar nga arsyeja dhe e drejta. Madje,
edhe një nga sinologët më të mëdhenj bashkëkohorë,
francezi Frankois Zhulien, frymëzohet
nga kjo traditë, ndërsa vë në dyshim
që edhe aty ka vend për demokraci e të drejta
njerëzore.
Një tjetër formë shpikjeje e Lindjes ka
disa rezultate të kundërta me këto që kemi
përmendur më sipër.
Dhe mbi të gjitha, iluminizmi, i cili
e përkrah Kinën me entuziazëm dhe e idealizon
atë. Lideri i këtij operacioni është Volteri.
Edhe ai nuk ka shkelur kurrë në Kinë,
por dashurohet me të, sepse habitet nga
fakti që një qytetërim i përparuar mund të
themelohet në baza jo të krishtere. E ekzalton
përshkrimi (që e lexoi te Mateo Riçi) i
provave meritokratike, nëpërmjet të cilave
pushteti imperial përzgjedh një burokraci
eficente për të administruar kombin më të
madh në botë. Konfucit, si themelues i një
"besimi laik", i cili mban të bashkuar shtresën
sociale, duke u bazuar ekskluzivisht
në atë çfarë është racionale dhe në etikën
humaniste, i jepet një rol nga Volteri në luftën
kundër kishës katolike. Volteri teorizon modelin
e parë historik të Azisë. Në vitin 1746, në
sprovën e tij për traditat shkruan se: "Nëse
një filozof do të dijë se çfarë ka ndodhur në
botë, duhet në radhë të parë të hedhë
shikimin drejt Lindjes, djepi i qytetërimit, të
cilit Perëndimi i detyrohet". Nëse konfucianizmi
e josh Volterin, njëqind vjet më vonë
është budizmi indian që do të frymëzojë një
formë të ndryshme "orientalizmi". Lindin
ndër romantikët gjermanë, Herder, Gëte,
S h e l i n g ,
Shopenhauer etj. Ndajnë
idenë se duhet të kërkohet në Azi "burimi
fillestar i të gjitha ideve", shkëputen nga
Volteri, sepse ajo çfarë i tërheq nga Lindja
është pikërisht prototipi i kundërt: irracionalja
dhe misticizmi indian. Kompozitori
Riçard Uagner përshkon një fazë budiste si
revoltë kundër "njerëzve të limituar dhe
meskinë" të traditës evropiane. Për Niçen,
e bukura e budizmit është mungesa e ndjenjës
së fajit, që në besimin e krishterë është
mjaft i dukshëm. Kjo tjetër Lindje
imagjinare vazhdon të ekzistojë edhe në
ditët e sotme. Madje frymëzon psikoanalistin
Karl Gustav, i cili gjen te taoizmi një zotësi
unike për t‘u sintonizuar me "eksperiencën"
evropiane, për të gërmuar thellë në zonat e
fshehura të psikikës evropiane, për të kapërcyer
kufirin ndërmjet lëndës dhe shpirtit".
Më shumë hyjnë në krizë siguritë tona mbi
progresin dhe racionalitetin, Perëndimi
zhytet në pasiguri dhe në boshllëkun e vlerave
dhe akoma më shumë bindet se zgjuarsia
e vërtetë
duhet kërkuar në brigjet
Gangut ose në malet e Tibetit.
Nën shok për dekadencën e dinastisë
Qing, e sulmuar nga fuqitë imperialiste, në
fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë një
elitë kineze mësohet ta mendojë historinë
si një garë Lindje-Perëndim. Në të shkuarën
më antike, Kina ka hasur luftëra ushtarake
dhe pushtime nga popuj të ndryshëm, si ai
i Xhenxhis Khan. Që prej viteve 1800, për
herë të parë konflikti është ndërmjet
qytetërimeve, të cilat vetë quhen superiore.
Për klasën drejtuese kineze, të cilat e
kundërshtojnë rënien, Perëndimi është sinonimi
i revolucionit
indust
r i a l ,
teknologjive të
reja, modernizmit
ekonomik etj. Mao
për këtë konflikt identitetesh
nxori parullën
"Të ecim mbi dy këmbë":
të ecim me hapin perëndimor,
duke u mbështetur tek
ai lindor. Nga mjekësia te filozofia,
kinezët ideojnë se ekzistojnë
dy sisteme: është më mirë
të mbështetesh në alternativa të
ndryshme, të kopjosh nga Perëndimi,
kur është e vlefshme, të identifikohesh
si "aziatik" kur ia leverdis. Si pikë
gjeografike, Lindja bëhet një vend i shpirtit
revolucionar: "Lindja është e kuqe", është
himni i të rinjve maoist në revolucionin
kulturor. Edhe në Indi shoku i kolonizimit
implementon shabllonë evropianë. Në
1800-ën, filozofi hinduist Vivekenanda
dënon "materializmin perëndimor", duke
kujtuar me zell romantikët gjermanë. Por,
natyrisht realiteti është më i komplikuar:
forma të ndryshme përgjegjëse të kapitalizmit
kanë lulëzuar në botën konfuciane
shekuj më parë se Maks Ueber të merrte
meritën e etikës protestante; dhe një vizitë
në tempujt indianë në ditët e provimeve
universitare pasqyron utilitarizmin, që
ndonjëherë fshihet pas besimit oriental. Për
sa i përket qytetërimit perëndimor, kujtdo
që e pyeste se çfarë mendonte, Mahatma
Gandi përgjigjej: "Do të ishte një ide e mirë".