E Diel, 1 Nëntor 2026

Fakultet në Kinë, këtë vit dy të drejta studimi

Dy maturantë nga Shqipëria mund të studiojnë në Kinë me një bursë të posaçme që mbulon një pjesë të mirë të shpenzimeve të tyre. Dokumentet dorëzohen në Ministrinë e Arsimit deri më datë 29 shkurt. Është ky dikaster që bën edhe publikimin e lajmit, ku thuhet se "për vitin akademik 2008-2009, qeveria kineze ofron dy bursa për studime universitare në universitetet shtetërore të Kinës". Aplikantët duhet të paraqesin pranë Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë, dokumentet e mëposhtme: dëftesën e shkollës së mesme, ose vërtetimin e notave të tre viteve të para dhe të semestrit të parë të vitit të katërt të shkollës së mesme. Këto dokumente duhet të jenë të firmosura nga Drejtoria Arsimore e Qarkut, ose nga zyra arsimore e rrethit përkatës. Po kështu duhet dorëzuar kërkesa për studime, ku të specifikohen 3 degë në të cilat aplikanti dëshiron të studiojë. Si dhe raport mjekësor, certifikata e lindjes me fotografi, katër fotografi 4x6. Afati i fundit për dorëzimin e dokumenteve është data 29 shkurt 2008.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›