E Diel, 1 Nëntor 2026

Nishani: S‘po marrim kompetencat e prokurorisë

Projektligji për përgjimet e telekomunikimeve, ka shkaktuar mjaft debate dje në sallën e kuvendit, mes deputetëve të opozitës dhe pozitës. Opozita ka deklaruara, se me ligjin e ri, qeveria shton numrin e institucioneve të cilat kanë të drejtë të bëjnë përgjime, siç është ministria e Brendshme, e cila i merr kompetencat institucionit të prokurorisë dhe SHISH. Pretendim, i cili është kundërshtuar nga ministrat e kabinetit qeverisës dhe nga deputete e mazhorancës. Sipas tyre, projektligji nuk sjell ndonjë ndryshim të madh në thelb, ndaj debatet që po bëhen, janë të pa argumentuara. Ministri Nishani, ka theksuar gjatë fjalës së tij se, "Ministria e Brendshme, nuk bën përgjime dhe se policia e shtetit, nuk kërkon të marrë asnjë lloj atributi, që ligjet aktuale nuk ia njohin. Është totalisht jashtë koncepteve kur thuhet se, policia po kërkon të instalojë aparatura të veçanta për përgjimin". Sipas tij, thelbi i mendimit të këtij ligji, është dosja apo miratimi me ligj i vendosjes së bërthamës përgjuese pranë Prokurorisë së Përgjithshme, që behet mbi bazën e kodit penal. "Gjithçka, realizohet përmes përgjimeve në seksionin e përgjimeve pranë SHISH dhe behet në bazë të ligjit të 2003" është shprehur ministri Nishani. Deklarata e ministrit të Brendshme, është mbështetur edhe nga ministri telekomunikacionit Olldashi, i cili ka theksuar se, nuk do të kryhet asnjë përgjim pa lejen e organit të prokurorisë. Qëndrim, që është mbështetur edhe nga deputeti tjetër i PD-së Fatos Hoxha, i cili duke folur me gjuhën e ekspertit ka sqaruar thelbin e projektligjit duke u kujtuar sërish deputetëve të opozitës, se nuk shtohet asnjë institucion tjetër për kryerjen e përgjimeve dhe nuk anashkalohet Prokuroria e Përgjithshme, por përkundrazi me kërkesë të saj nisin dhe përgjimet. Ndërsa, kryetari i PSD-së Gjinushi ka hedhur poshtë pretendimin e mazhorancës se në projektligj nuk është bërë asnjë ndryshim. Kur nuk është bëre asnjë ndryshim, është shprehur Gjinushi, atëherë pse është sjelle në kuvend ky projektligj. Kundër projektligjit për përgjimet e telekomunikimeve është shprehur edhe deputeti i PDK-së Jak Ndokaj.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›