E Diel, 1 Nëntor 2026

Ferguson jep urdhër: S‘ka më festa

Trajneri i Mançester Junajtid, Aleks Ferguson, ka bërë të ditur se lojtarët e skuadrës nuk do të kenë më mundësinë të organizojnë apo marrin pjesë në festa. Ai ka anuluar edhe një festë të mundshme në rast fitoresh të trofeve në këtë edicion, si pasojë e ngjarjeve të shëmtuara të javëve të fundit, ku lojtarët e "djajve të kuq" u përfshinë në skandale seksuale pas festave të shthurura, në të cilat morën pjesë. Ai ka bërë të ditur se po mendon edhe të vërë gjoba ndaj të gjithë futbollistëve të përfshirë, duke u hequr atyre rrogën javore. Ferguson ka paralajmëruar se përsëritja e ngjarjeve të tilla do të çojë direkt në përjashtim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›