E Diel, 1 Nëntor 2026

Venger, luftë tifozëve "ultras"

Arsene Venger ka propozuar në një mënyrë e cila mund të rezultojë efikase për t‘i "mbyllur gojën" tifozëve vulgarë. Ideja e trajnerit të Arsenalit është që protagonistët e këngëve me sharje të filmohen dhe regjistrimet t‘u tregohen familjarëve të tyre. Në këtë mënyrë fajtorët do të marrin një ndëshkim publik, ndërkohë që stadiumet do të jenë më të qeta. Ideja e Venger ka bërë shumë bujë në mediat britanike, ndërkohë që ajo ka ardhur pas akuzave të mbrojtësit të Portsmuth, Sol Kempbëll, i cili ka treguar se prej shumë vitesh është ngacmuar nga tifozët e Totenhemit, që nuk e kanë harruar largimin e tij (transferimin tek Arsenali).

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›