E Diel, 1 Nëntor 2026

LeBron vë një tjetër rekord historik

Basketbollisti i Kliveland Kavaliers, LeBron Xhejms, ka shkruar përsëri emrin e tij në librin e rekordeve të kampionatit amerikan të basketbollit. Ai është bërë lojtari më i ri që ka arritur kuotën e 9 mijë pikëve në NBA gjatë takimit që skuadra e tij fitoi me rezultatin 104-99 ndaj Miluoki Baks. Xhejms e mbërriti kuotën e 9 mijë pikëve në moshën 22 vjeç e 352 ditë, duke shkatërruar rekordin e mëparshëm që mbahej nga Kobi Brajant. Ky i fundit kishte arritur 9 mijë pikët në moshën 24 vjeç e 127 ditë. Meqë Xhejms ka thyer thuajse çdo rekord të mbajtur më parë në NBA, ai cilësohet nga të gjithë si pasardhësi i Majkëll Xhordan.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›