E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier, transporti së shpejti në grevë

"Zbatim të ligjeve ekzistuese" ka kërkuar Sindikata e Transportit në vend, e cila zhvilloi një takim në rrethin e Fierit. Përballë një paralajmërimi për dalje në protesta dhe ndërprerje të çdo lloj transporti urban dhe interurban, përfaqësues të sindikatës së transportit në qark, mbështetur edhe nga kjo sindikatë në vend, kanë iniciuar një takim me drejtuesit më të lartë të pushtetit qendror e vendor. Takimi vjen pas një takimi ditë më parë të kreut të sindikatës, Gëzim Qato, me prefektin e Fierit, Shahin Bejdaj. Kreu i transportit, Gëzim Qato, ka ritheksuar se konkurrentë direkt në fushën ku dhe operojnë kanë automjetet e palicencuara me targa të verdha, të cilat në mënyrë të pandershme konkurrojnë këtë shërbim. Madje, Qato ka denoncuar raste konkrete, ku përfaqësues të këtyre automjeteve me targa të bardha të palicencuara figurojnë të punësuar në institucionet e ndërmarrjet shtetërore dhe ushtrojnë aktivitet të paligjshëm.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›