E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga prostitutës, figuronte si punonjëse kuzhine

Punonjësja e kuzhinës kthehet në punëtore seksi. Kjo ka ndodhur në një lokal në Leskovik, ku në pranga policia ka vënë pronarin për shfrytëzim prostitucioni. F.S, 26 vjeçe nga Tepelena, e punësuar në një tavernë që funksiononte në ambientet e një hoteli në Leskovik, sipas policisë është shfrytëzuar si prostitutë për qëllime fitimi nga ana e pronarit. Vajza punonte në fakt në kuzhinë, por kur kishte klientë, sipas uniformave blu ajo detyrohej nga pronari të shkonte në dhoma si punëtore seksi për t‘i siguruar atij fitime më të mëdha. Sipas policisë rajonale të Korçës, pronari që është mbajtur nën vëzhgim është kapur në kushtet e flagrancës. Drejtoria e Policisë bën të ditur se ka arrestuar Jeton Hidën, pronarin e hotel-tavernës së peshkut "Farma Sotira" në Leskovik, ku punonte 26-vjeçarja e ardhur nga qyteti tjetër për të siguruar punë në këtë vend. 37-vjeçari, që është vënë në prangat e policisë nën akuzën e shfrytëzimit të prostitucionit, mësohet se nuk e ka pranuar akuzën që rëndon ndaj tij, duke pretenduar se vajza ka qenë thjesht një ndihmëskuzhiniere, ndërsa ka përjashtuar që ajo të detyrohej prej tij të ngjitej në dhomat e hotelit me klientët, duke thënë se nuk i ka kontrolluar veprimet e saj gjatë orarit të punës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›