E Diel, 1 Nëntor 2026

Figo shtyn kalimin në SHBA: Dua të fitoj me Interin

Në përgatitjet për fazën e dytë të kampionatit Interi ka rigjetur Luis Figon dhe Dejan Stankoviç. Dy mesfushorët i kanë kaluar dëmtimet e rënda dhe kanë filluar stërvitjen e diferencuar. Pas zërave për një kontratë me kompaninë AEG (Anschutz Entertainment Group), që zotëron tri skuadra në MLS (Meixhër Lihën Amerikane) Figo hedh poshtë gjithçka: "Nuk e di se për çfarë flasin gazetat, por në këto momente unë mendoj vetëm për Interin. Dëshiroj që të mbyll këtu sezonin dhe të fitoj kampionatin dhe Ligën e Kampioneve. Kalimi në Amerikë në fund të karrierës do të ishte një hipotezë më se e mundshme".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›