E Diel, 1 Nëntor 2026

Fruti dhe vitamina që të zgjat jetën

Vitamina C është më e njohura nga
të gjitha vitaminat. Në 100 ml lëng
portokalli ka 56 mg vitaminë C dhe
1 gotë e tillë në ditë ndihmon në plotësimin
e nevojave tona të përditshme për
të. Është pikërisht ajo që ndihmon në
formimin e indit lidhor që i mban së bashku
qelizat dhe formon pejzën (ligamentin),
kërcin dhe muret e enëve të gjakut
dhe në qoftë se ajo mungon, muret e enëve
të gjakut dobësohen, duke e lejuar atë të
rrjedhë në inde dhe për pasojë trupi mavijoset
lehtë, gingivat nxjerrin gjak, dhëmbët
rrezikojnë të prishen dhe shpesh ka
dhimbje në kyçe. Të gjitha këto janë shenja
të mungesës së vitaminës C. Në të
vërtetë, shumë prej simptomave të
moshës së vjetër - rrudhat, dhëmbët që
lëvizin e bien, kocka të dobëta - janë simptoma
të mungesës së saj. Gjithashtu, ajo
ndihmon për përthithjen dhe përdorimin
e lëndëve të tjera ushqyese, veçanërisht
hekurit. Njerëzit që janë anemikë mund
të kenë hekur me bollëk, por jo mjaftueshëm
vitaminë C për ta përdorur atë
siç duhet. Kjo vitaminë është e përqendruar
në kokërdhokët e syrit dhe si pasojë
ndihmon për një shikim të mirë; dozat e
mëdha të saj mund të përmirësojnë infeksionin
e syrit dhe kataraktin (perden).
Por funksioni më i rëndësishëm i vitaminës C, sipas studimeve, është dezintoksikimi
i gjakut. Ajo kombinohet me çdo
substancë helmuese ose toksike që hyn
në trup duke i zhdukur ato, si rrjedhim,
pastron trupin. Çdo substancë e huaj,
madje edhe ilaçet që hyjnë në gjak, janë
pak a shumë helmuese për trupin. Kështu,
vitamina C eliminon helmin, por shkatërrohet
edhe vetë në këtë proces. Gjatë
infeksionit dhe sëmundjeve, sa më shumë
vitaminë C që merret (ndonjëherë madje
20-40 herë më shumë se sa sasia normale),
aq më shpejt e merr veten pacienti. Janë
studiuar infeksione dhe sëmundje të
panumërta, përfshi këtu meningjitin,
pneumoninë, të ftohtit, infeksionet e syrit,
alergjitë, dhimbjet e shpinës, artriti
(pezmatimi i kyçeve) dhe është zbuluar
se vitamina C i ka lehtësuar të gjitha ato.
Ajo, gjithashtu, detoksifikon dhe
eliminon produktet e tepërta metabolike,
toksike të vetë trupit (të tilla si acidi
laktik) që shkaktojnë lodhje, veçanërisht
pas ushtrimeve ekstreme. Eksperimentet
me ushtarët treguan që kur atyre që
transportonin pajisje të rënda në
marshime të gjata dhe të vështira u jepej
vitaminë C, ata ndiheshin më pak të
lodhur, e merrnin veten më shpejt dhe
nuk vuanin nga ngërçet e këmbës. Ata
ushtarë, të cilëve nuk u jepej vitaminë C,
vuanin nga lodhja e madhe dhe ngërçe
të forta në këmbë dhe nuk e merrnin veten
për ditë të tëra. Si rrjedhim, shumë
ushtarëve u jepen doza të mëdha me vitaminë
C, përpara se të shkojnë në një
mision të vështirë. Gjithashtu, kjo vitaminë
efektive është gjithashtu e vlefshme
për të lehtësuar stresin mendor,
për emocionet e forta, veçanërisht ata me
stres shumë negativ, të cilat prodhojnë
shumë toksina në trup. Personat me çrregullime
nervore ose emocionale janë
lehtësuar shumë duke marrë vitaminë C.
Shumë mjekë tani rekomandojnë doza të
mjaftueshme të vitaminës C tek ata pacientë
të cilët duhet të përjetojnë situata
të vështira. Burimi më i mirë i vitaminës
C janë frutat e agrumeve (portokajtë, limonët,
qitrot, mandarinat etj.) Specat
jeshilë kanë një përmbajtje të lartë me vitaminë
C, domatet dhe perimet e gjelbra
janë burime të tjera të mira; por ajo në
përgjithësi ndodhet në të gjitha gjërat e
pagatuara, frutat dhe perimet e freskëta.
Sasitë relativisht të vogla të kësaj vitamine
nevojiten në jetën e përditshme
nga personat e shëndetshëm dhe këto
sasi shumë lehtë mund të merren nga
burimet natyrale, pa iu drejtuar shtesave
të vitaminave. Kërkesa e përditshme minimale
është rreth 50 mg, ose një gotë me
limonadë apo lëng portokalli të freskët.
Lëngu i limonit me mjaltë ose kripë rekomandohet
veçanërisht për të pastruar
trupin dhe për të çlodhur mendjen.
Vitamina C është një vitaminë shumë
delikate, e cila shkatërrohet lehtësisht
nga nxehtësia, oksigjeni, drita dhe substancat
bazike. Shpejt, pasi një frut është
qëruar ose ndarë, vitamina C shkatërrohet,
kështu që është mirë t‘i konsumojmë
frutat dhe perimet shumë
shpejt pasi ato janë prerë. Me gjithë këto
cilësi dhe veti magjike që i atribuohen
asaj, a nuk është më mirë që të përdorim
çdo ditë portokaj, limonë dhe mandarina
nëse duam të ndihemi më mirë, më
në formë dhe të mos sëmuremi asnjëherë?

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›