Rrezet e diellit që sfidojnë dimrin
më kot nëna natyrë kishte menduar që gjatë muajve të
ftohtë të dimrit të mos mungonte në tavolinat tona një
frut i tillë si portokalli. Agrumet, limoni, mandarina dhe
portokajtë janë burimi më i mirë i vitaminës C dhe A, të dyja
të domosdoshme për të mbrojtur organizmin nga
çdo lloj sëmundjeje në dimrin e ftohtë. Janë
të shumtë ata që i konsiderojnë ato si rrezet
e ngrohta të diellit në ditët e ftohta, për
shkak të aromës, "ngrohtësisë" dhe
vetive të mrekullueshme. Mikeshat
e importuara nga Kina, toka mëmë
dhe e bekuara për shumicën e
frutave e perimeve që gjenden
sot në Evropë, u sollën në Mesdhe
nga arabët. Por ka edhe
të tjerë, që origjinën e tyre e
lidhin me mitologjinë greke.
Tregohet se me rastin e martesës
së Jupiterit, mbretëresha
Tokë kishte mbjellë në kopshtin
e parajsës disa pemë,
frutat e të cilave ishin me ngjyrë
të artë, që grekët i quajtën portokaj,
simbol i dashurisë dhe pjellorisë.
Vetitë dietike dhe
farmaceutike
Është i pasur me vitamina, kripëra kalciumi,
fosfor, hekur e veti freskuese, por më kryesorja
është se treten lehtë në stomak. Me to mund të
përgatiten reçel, marmelatë, kremra, liker, ilaçe dhe plot
përbërës të tjerë. Për më tepër që zbulimet e bëra në fushën
e mjekësisë e rendisin si "armën" më të fortë për të luftuar
një sërë sëmundjesh. Kështu, studimet e bëra anembanë
globit tregojnë se vetitë terapeutike të portokallit bazohen
tërësisht në katër përbërësit e saj. Flavonoidët dhe vitamina
C, që ato përmbajnë janë tërësisht imunostimuluese,
ndërsa kjo e fundit është shumë e rëndësishme për të forcuar
rezistencën dhe për të mbrojtur organizmin nga infeksionet.
Ashtu siç tregojnë studimet e ndryshme, kush
konsumon shumë portokaj dhe agrume të tjera
është më pak i ekspozuar ndaj rrezikut të
tumoreve dhe sëmundjeve kardiovaskulare.
Është zbuluar se portokajtë
janë shumë të pasur me pektinë,
substancë që ul në masë të konsiderueshme
kolesterolin dhe lehtësojnë
qarkullimin e gjakut.
Për sa u përket vetive magjike,
pas nuk ngelet edhe lëngu i
portokallit që ka veti diuretike
dhe antiseptike. Konsumi çdo
ditë i 5 deri në 10 kokrra portokaj
konsiderohet si kura ideale
për kurimin e sëmundjeve
të mëlçisë, zemrës dhe enëve
të gjakut. Madje, mjekët
këshillojnë që të përdoret që në
muajin e tretë pas lindjes. Portokajtë
përdoren gjithashtu për
luftimin e anemisë, duke pasuruar
gjakun me elemente të reja. Në 100 ml
lëng portokalli ka 56 mg vitaminë C. Portokalli
është ndoshta fruti i vetëm që mund t‘i
përdoret gjithçka për qëllime terapeutike. Edhe
lëkura është e pasur me elemente aktive. Lëngu i përftuar
nga zierja e tyre përdoret edhe në rastet e çrregullimeve të
stomakut dhe të zorrëve. Kështu, edhe gjethet dhe filizat e
njoma të këtij fruti kanë veti qetësuese në rastet e krizave
të lehta depresive.
Pak histori
Fjala portokall vjen nga arabishtja persiane
na¯rang dhe gjuha sanskrite na¯garanja. Gjithashtu
është edhe fruti i pëlqyer nga elefantët. Me
prejardhje nga Kina, pjesa juglindore aziatike,
portokalli, në fillimet e historisë së tij përdorej
ekskluzivisht për të zbukuruar ambientin. Në
vendet evropiane fruti u bë i njohur në shekullin IX
pas Krishtit, kur arabët pushtuan Italinë meridionale.
Me ardhjen e arabëve, portokalli u përhap edhe
në shumë gatime të tjera të kuzhinës. Pas pak
kohësh u bë ushqimi tipik i tavolinave aristokrate
dhe në periudhën e Rilindjes ishte simboli i vërtetë
i bollëkut. Nuk është rastësi që Boticeli, në veprën
e tij "Pranvera", ka zgjedhur pemë të këtij fruti, të
cilët janë edhe sfondi i skenës. Madje, thuhet se
edhe Garibaldi duket se kishte një pasion të madh
për portokajtë. Në fillimet e viteve 1900, fruti i
portokallit u përhap në të gjitha shtresat e shoqërisë,
aq sa u bë "popullor". Megjithatë, portokalli
do të mbetet përgjithmonë një rezervë e madhe
substancash të çmuara