Garë mes Barçës e Junajted për Lahm
Me Zambrotën që në fund të këtij sezoni mund të largohet, Barcelona vazhdon të jetë në kërkim të një mbrojtësi krahu. Alternativa e preferuar është Filip Lahm, tek i cili Laporta është i gatshëm të shpenzojë 13 milionë euro. Sipas "Bild", në gjurmët e mbrojtësit të Bajernit të Mynihut është edhe Mançester Junajted, që synon të shfrytëzojë miqësinë e Lahm dhe Hargrivs për ta marrë në Angli. Në këtë mënyrë ankandi për lojtarin e kombëtares gjermane është hapur dhe nuk përjashtohen surprizat.