Interi: Juventus po ndikon gjyqtarët
Ernesto Paolilo, administratori i deleguar i Interit, ka shprehur pakënaqësinë rreth letrës së hapur që Juventusi i ka drejtuar organeve më të larta të futbollit italian. "Të gjithë reagojnë sipas mënyrës së tyre rreth asaj që ndodh në fushë, por jam i bindur se e gjitha kjo kontribuon për të krijuar nervozizëm dhe presione mbi gjyqtarët. Solidaritet me Juventusin? Të gjitha skuadrat herët a vonë do të përballen me gabime nga ana e gjyqtarëve. Nëse janë gabime, flitet vetëm për episode", tha ai.